Opozita e bindur se 20% rritje pensioni, është mashtrim i Kurtit për vota

Në konferencën e sotme për media, Kurti ka bërë të ditur se ka rritur  pensionet për 20% nga muaji tetor  dhe kjo rritje, do t’i përfshijë të gjitha kategoritë e pensioneve.

“Duke filluar nga ky muaj do të rrisim për 20%  të gjitha pensionet: pensioni bazik i moshës, pensioni kontribut – pagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër,  pensioni familjarë, pensioni invalidor i punës, dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Rritjen e pensioneve për 20%, spektri politik opozitar e konsideron  vendim të vonuar dhe të pamjaftueshëm për  t’i trajtuar kategoritë pensioniste  dhe për më shumë e quan mashtrim për vota në kohë fushate.

Ramush Haradinaj: Mashtrimi shpërfaq fytyrat e këtyre njerëzve…

“Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim. Ky mashtrim shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët.

Përveç që është mashtruese, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve, as nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve por edhe lë jashtë kategori tjera sociale.

Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, qysh në ditët e para të qeverisjes të gjitha pensionet dhe skemat pensioniste, do të kenë rritje të menjëhershme prej 50% dhe pastaj çdo vit rritje prej 10%. Të gjitha skemat pensionale  do të jenë më shumë se paga minimale prej €500”, ka  postuar kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Berat Rukiqi i LDK-së:Rritja , akt për ta fshehur zhbllokimin emallrave serbe 

Ish Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, e ka ndërlidhur  rritjen e pensioneve  20% me veprimin për  heqjen e bllokadës për mallrat serbe në Kosovë dhe ka thënë:

“Rritja simbolike e pensioneve nuk po bëhet për të adresuar gjendjen e rëndë të pensionistëve, por për të larguar vëmendjen nga zmbrapsja për çështjen e largimit të ndalesës për mallrat serbe”, ka shtuar Rukiqi i LDK-së.

Hykmete Bajrami e LDK-së: Rritja e pagave në kohë fushate,tentativë për të blerë vota

“Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik.

Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje. Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftueshme sepse vetëm norma e inflacionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%.”, ka thënë Hykmete  Bajrami .

Arben Mustafa i PDK-së: Nuk do të kishte rritje , po të mos de bllokoheshim mallrat serbe

Me reagim  rreth rritjes së pensioneve ka dalë edhe Arben Mustafa i PDK-së i cili ka thënë se  nuk do të kishte as rritje 20% nëse nuk do të ndodhte  zhbllokimi i mallrave serbe.

Ekonomisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar pas rritjes së pensioneve për 20 euro nga Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar se  Qeveria Kurti, kaq ka mundë të bëjë për një mandat qeverisjeje.

Nën Qeverinë aktuale ka nënvizuar Mustafa, kemi dyfishimin e çmimeve për shumicën e produkteve  bazike në fund  rritje 20%. Katër vite pritje për kaq rritje e kjo tregon se këta njerëz, nuk kanë pikë ndjeshmërie ndaj kushteve në të cilat sot jetojnë pensionistët!

“Madje edhe ky vendim ndoshta nuk do të merrej, nëse Albin Kurtit nuk do ti nevojitej shpërqendrimi i vëmendjes nga vendimi për lejimin e hyrjes së mallrave serbe”, ka thënë Mustafa  i PDK-së.

Eksperti  dhe analisti  ekonomik Selatin Retkoceri: Secili pension nën 350.00 euro, devalvon dinjitetin njerëzor dhe ekonomik në Kosovë

Duke elaboruar  rritjen e pagës pensioniste,  eksperti për ekonomi Selatin Retkoceri për Telegram News ka thënë:

“Paralajmrimi për rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë përveç kategorive të luftës, thjeshtë është një fillim joshjeje për 300 mijë e ma shumë pensionistë  tek të cilët paralajmërohet rritja për 20%. Kryeministri i vendit thotë se tani më Kosova ka arritur ta stabilizojë shkallën e inflacionit dhe tani mund të kthehemi në kohën e para pandemisë kur shteti kishte një stabilitet financiar dhe inflacion të qëndrueshëm. Rritja 20% nuk është e mjaftueshme për krejt këto kategori të cilat edhe ashtu ishin në gjendje të mjeruar. Secili pension që jepet në këto kohë duhet të kishte qenë i barasvlershëm me pagën minimale të propozuar prej 350.00€. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews