Avokati Skënder Musa ka folur lidhur me procesin e dëgjimit të dëshmitarëve në Gjykatën Speciale në Hagë.
Avokati tha se për ftesën e ish-komandantit Shukri Buja nuk ka dijeni se në çfarë cilësie është ftuar por e sheh të duhur ftesen e ish-komandantëve.
“Nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar Shukri Buja por mendoj se komandatët e zonave është mirë të dëgjohen në cilësi të dëshmitarëve për shkak se këta kanë punuar në terren dhe më së miri këta e dijnë se si është operu nëpër zona apo ka pasë një koordinim prej shtabit të përgjithshëm nëpër zona apo ka pasur mundësi të urdhërohet, dhe shkelja e ndonjë ligji të luftës. Nuk është krim lufte koordinimi por a ka pasur urdhër për kryerjen e ndonjë vepre penale kundër Konventës Ndërkombëtare, dhe këto janë në interes të procesit që zhvillohet në Hagë”, tha ai në emisionin “Frontal”.