Bojkotimi i seancave të Kuvendit për temat e nxehta të keqpërdorimeve të pozitave zyrtare të kabinetit qeveritar Kurti, sipas analistëve dhe ekspertëve, është bankrotim i pozitës politike të LVV-së.
Shumica mazhoritare e Kuvendit për të satën herë radhazi ka ikur nga ballafaqimi debatues me opozitën, ndërsa Komisionet parlamentare për hetimin e keqpërdorimeve në shumë ministri të kabinetit qeveritar tash e sa kohë, kanë dhënë sinjale të qarta se oponentët qeveritarë që kanë kryer vepra penale në dikasteret ministrore dhe në vetë ministritë, po u shmangen ballafaqimeve me argumentet dhe letrat e zbuluara me shifra milionëshe të abuzuara në procese nga komunat me udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje deri te tenderët një burimorë të kabinetit qeveritar.
Fshehja e argumenteve dhe refuzimi i pranimit të hajnive nga zyrarët e Qeverisë Kurti, së fundmi janë publikuar në mjetet e informimit publik dhe po vazhdojnë të dalin vazhdimisht afera shokuese, të cilat kanë prekur në fytyrat e abuzueseve direkt dhe të LVV-së, duke qenë të mjaftueshme për bojkotim të tyre nga seancat parlamentare.
Seanca e së mërkurës për keqpërdorimet milionëshe të ambalazhueseve të ujit dhe të fabrikave të lëngjeve në Kosovë, ka çuar te ndarja e legjislativit parlamentar ku deputetët e LVV-së, jo vetëm që kanë bojkotuar Kuvendin, por edhe kanë paralajmëruar se nuk do të ballafaqohen me opozitën që disponon faktet, shifrat dhe letrat e kalkuluara me matematikë të saktë numrash të vjedhjes së parasë taksapaguese të qytetarëve.
Rrethanat e krijuara në Kosovë ku pozita politike bojkoton Kuvendin duke mos i dhënë llogari kushtetutës dhe ligjit, sjell rreziqe të shumta ndër qytetare, duke prekur në sigurinë kombëtare, derisa Lëvizja Vetëvendosje artikulon në kontinuitet ndarjen qytetare në “ne dhe ata”.
Ekonomikisht i abuzuar dhe politikisht i dalë në publik, diskursi politik i LVV-së ka sjellur pasoja për shtetin.
Komanda e kontrollit dhe urdhërit nga Dejona Mihali Kryetare e Komiteteve politike të Qeverisë Kurti, në një sistem që nuk mbahet mend të ketë ndodhur në rajon e më gjerë ka shtrirë sundimin me dorën e “Mafias energjetike”, në vend, duke dalë nga përgjimi i komunikuar me ish kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqin.
Megjithatë, akti më intrigues i Qeverisë Kurti ku shefja e grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari – Lila, koordinohet me Listën Serbe duke i marrë votat e tyre për pagën minimale të sektorit publik dhe largimin nga rendi i ditës për pagën e veteranëve, solli në Kosovë një proces mllefi.
Kjo ,aq më keq kur ata e shfrytëzuan votën serbe për nevojat e veta, duke e akuzuar PDK-në për tradhti se gjoja ajo e kishte sjellë në seancë parlamentare Listën Serbe.
Miazim Krasniqi: Bisedat Kusari-Lila me Radoiçiqin të hetohen, LVV dhe Qeveria Kurti në krizë të thelle politike
Analisti e profesori universitar dhe ish veprimtari politik Milazim Krasniqi, është pronocuar për gazetën Telegram News rreth krizës qeveritare dhe Kuvendit e daljes në publik të bisedave Kuasri -Lila Radoiçiq dhe lidhur me këto ka thënë:
“Kriza në Kuvendin e Kosovës është evidente edhe për faktin se disa deputetë tashmë janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, ashtu që ata më nuk i kanë as numrat për të votuar ligje. Kjo mënyrë qysh ata po sillen për ta fshehur dështimin, se ata nuk e kanë më shumicën dhe e tyta për shkak të gjitha këtyre aferave të rënda të lidhura me Radoiçiqin dhe ndërhyrjet në KEK, tregojnë se këta nuk janë të aftë të ballafaqohen me argumentet e opozitës, prandaj mund të thuhet se është në krizë të thellë Lëvizja Vetëvendsje dhe Qeveria Kurti. Jam i bindur se çdo ditë që ajo mbetet në fuqi më tej, është në dëm të Kosovës, sepse do të prodhojë vendime që shkojnë në dëm të Kosovës, aq më shumë kur tash në një fazë të vetëmbrojtjes, kanë filluar edhe ta humbin arsyen politike”, ka thënë Analisti Krasniqi pë të kaluar te biseda Kusari -Lila -Radoiçiq.
Duke folur rreth aferës së përgjimeve nga biseda e Mimoza Kusari -Lils me krye terroristin Milan Radoiçiq, profesori Krasniqi ka thënë se “ka rrezik që shkon më larg se informatat në dispozicion.Në terrenin e hipotezave mund të shtrohet pyetja se a mos ka pasur koordinim edhe me dhunën ndaj KFOR-it në ato trazirat barbare në Zveçan?
Ajo dhunë e ekstremistëve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it ka qenë në kundërshtim me deklaratat e zyrtarëve serbë që KFOR-i të marrë më shumë kontroll në veri. Ndërsa, ajo dhunë barbare ndaj pjestarëve të KFOR-it, mund të ketë pasur synim largimin e KFOR-it.Pse?
Njëra nga hipotezat është: Për të hyrë më lehtë bandat e Radoiçiqit dhe për të bërë fakt të kryer Zajednicën”.
Analisti Milazim Krasniqi konsideron se për aferën e publikuar mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiq duhen bërë hetime nga organet kompetente dhe ka konstatuar se problemi i këtyre bisedave, nuk zgjidhet me debate politike.
IKD: Shqetësues bojkotimi i seancave parlamentare nga mazhoranca
Insituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar me shqetësime ndaj bojkotit të seancave nga partia në pushtet LVV.
Sipas IKD-së, opozita parlamentare në Kuvendin e Kosovës ka thirrur tre seanca të jashtëzakonshme për tema me interes publik si për qytetarët dhe për funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Derisa sipas tyre bojkoti i opozitës përbën shkelje të besimit të qytetarëve.
Janë thirrur nga opozita tri seanca në tri tema:
“ Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari – Lila, me Milan Radojiçiq, seanë për debat Parlamentar për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës dhe seancë për debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit dhe mënyrën e shlyerjes së këtyre borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim.
Përkundër interesit publik për debat parlamentar për çështjet e lartëpërmendura, sipas IKD-së shumica parlamentare, e përfaqësuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka refuzuar të marrë pjesë në seancat e jashtëzakonshme, pa asnjë arsyetim legjitim dhe të besueshëm.
“Ky bojkot përbën një shkelje të besimit të qytetarëve dhe detyrave dhe përgjegjësive si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe si partia më e madhe parlamentare. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim të thellë për këtë situatë dhe kërkon nga LVV të largohet nga rruga e bojkotit kundër kushtetues. Kjo praktikë dhe qasje e LVV është e pazakontë dhe cenon rëndë vlerat demokratike të Republikës se Kosovës.
Tutje në komunikatë thuhet se deputeti ka detyrimin të respektojë dispozitat kushtetuese dhe ligjin, thuhet në reagimin e IKD-së pas bojkotimit të seancave parlamentare të Kuvendit nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Analisti Selatin Retkoceri: Bojkotimi i Kuvendit nga partia në pushtet, akt tradhëtie, shpërndarja e Kuvendit është zgjidhja më logjike
Analisti politik dhe ekonomik Mr.Sc. Selatin retkoceri ka thënë për gazetën Telegram News se Qeveria Kurti do të ishte më e mira zgjidhje nëse do të përfundonte mandatin shumë më heret. Lidhur me gjendjen aktuale Retkoceri ka thënë: “Qeveria që nuk përballet me opozitën në tre seanca në kushte normale konsiderohet qeveri e bankrotuar, apo më së paku e dështuar. Sencat e jashtëzakonshme të thirrura nga opozita për problemin e përgjimeve të Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të LVV-së, pastaj seanca tjetër për ushqimin e FSK-së dhe kjo e fundit për implikimin e Dejona Mihalit në Qeveri, Kuvend dhe nëpër ministri ku ka vendosur për tenderë, ndalje e mos ndalje të rrymës, tejkalon të gjithë kufijtë që një zyrtare e partisë pa votën e popullit të merr vendime edhe për gjëra banale se çka të diskutoj një deputet i LVV-së në seancë parlamentare. Mungesa e Qeverisë në tre seanca të jashtëzakonshme ku diskutohet për çështje të interesit e sigurisë kombtare, paraqet akt tradhtie, qyqarllëku dhe fyerje të votuesit apo qytetarit të Republikës së Kosovës. Shpërndarja e Kuvendit do të ishte vendimi më normal dhe më faqebardhë në këto momente kur kjo Qeveri realisht ka bankrotuar”, ka pohuar Retkoceri.
Profesori Universitar dhe eksperti juridik Blerim Burjani: Kuvendi amatoresk i deputetëve anonimë të LVV-së , mund të sjellë pasoja të mëdha për vendin
Deda i Partisë Liberale: Tash po del se edhe presidentja Osmani, është zgjedhur me ndihmën e terroristit Radoiçiq
“Plotësisht e vertetë deklarata e deputetit dhe liderit të AKR, z.Begjet Pacolli, se në prezencen e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka telefonuar Millan Radojçiqin, për tê ia siguruar voten e deputetit të Listës Serbe, Vjosa Osmanit, për tu zgjedhur presidente e Kosovës.
Dmth ky pushtet aktual, me presidencë dhe qeveri, është ndërtuar dhe ka bashkëpunuar me mbështetjen e krye terroristit Milan Radijçiq”, ka shkruar Gjergj deda, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës./Telegram News