Hekurudhat e Kosovës, ishin programuar përgjatë disa qeverive të Kosovës, por mundësinë më të mirë për ta zgjidhur projektin në favor të vënies së transporteve të shumfishta për hekurudhën Leshak (Serbi), Han i Elezit (Kosovë) dhe Maqedoni Veriore e kishte Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës-Infrakos “ ku Kosova kishte në dispozicion 43 milionë euro nga fondi Banka Evropiane për Investime dhe Berzhi si kredi të buta për Hekurudhat dhe vonesa e ekzekutimit të punëve për tri vjet e ka rritur koston në 73 milionë euro. Përfundimi i punimeve nga Generale Costruzioni Ferrioviarie, kompani italiane e njohur në botë për ndërtim të linjave hekurudhore, kërkon edhe 30 milionë shtesë .
Se do të zgjidhej problemi i hekurudhave që njihej “Korridori i 10”, ishin bërë përgatitjet me zgjedhjen e Bordit të Drejtorëve të Infrakos-it, në krye të të cilit qëndronte Afrim Memhetaj, njeriu i cili është shantazhuar në vazhdimësi për siç thotë ai nga Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, për ta detyruar në dorëhiqet, një ndër pasojat të cilat rritën vonesën e përfundimit të hekurudhës së Kosovës për hiq më pak se 30 milionë euro.
Peripecitë e shkarkimeve të bordit të drejtorëve kanë krijuar reperkusione në njerëz dhe financa dhe vonesa prej tri vitesh e përfundimit të hekurudhës ka krijuar kosto.
Afrim Mehmetaj lidhur me këto presione i ka shkruar gazetës Telegram News nga Gjermania të enjten rreth shantazhimit të vazhdueshëm për të dhënë dorëheqje nga kryesuesi i bordit të drejtorëve të Infrakosit dhe duke u kthyer në vitin 2022 ku janë krijuar pasojat thotë:
“Lajmi për shkarkimin e vetëm tre anëtarëve të bordit më datën 10. 08. 2022, ka qenë manipulim flagrant me opinionin. Realiteti është se ishte shkarkuar komplet bordi. Dy prej anëtarëve nuk patën mundë t’i rezistojnë shantazhit nga ministrja, kurse një anëtar ka dhënë dorëheqje më herët për shkak se ka marr një detyrë tjetër në institucionin ku ka punuar”, ka sqaruar Afrim Mehmetaj, duke treguar se vendimi i Qeverisë për shkarkime ishte arbitrar.
Shantazhimi i përditshëm i kryesuesit të bordit
Mehmetaj përmes reagimit u shpreh se presionin dhe kërcënimin për shkarkim e ka përjetuar intenzivisht prej emërimit, e sidomos dy javë para shkarkimit dhe kjo ka ndodhur derisa ministrja Rizvanolli në mbështetje të Kurtit, kërkonte spastrimin brenda kompanisë për qëllime politike derisa bordi ishte përcaktuar të punonte e jo të bëhej politikë , sepse ishin zgjedhur për të masovizuar infrastrukturën hekurudhore që ishte projekt tepër i rëndësishëm për Kosovën.
Arsyetimi i ministres se bordi ka shkelur detyrat nuk qëndronte dhe bordi u shkarkrua në një mbledhje pesë minutëshe të ministres Artane Rizvanolli duke ua imponuar dorëheqjet dy anëtarëve sepse tre veta nuk pranuan të dorëhiqen pa shpjegime, Selatin Retkoceri, Ilir Zhitia dhe unë Afrim Mehmetaj.
“Kemi iniciuar proçes gjyqësor për KONET-in, kemi filluar të identifikojmë të gjitha pronat dhe asetet e kompanisë të cilat janë uzorpuar, kemi iniciuar dhe ka përfunduar pagesa e kontributeve pensionale (që nuk ishte paguar për disa vite). Bordi që u shkarkua pas pesë muajve kishte zero shpenzime: Asnjë udhëtim zyrtar, zero shpenzimet për shfrytëzim te veturave, zero shpenzime të drekave, zero cent për mbushje telefoni, zero shpenzime për laptop, shpenzimet e naftës zero thjesht me thënë, përveç kompensimit të vogël që kemi marrë, shpenzimet tjera ishin në kuotën zero”, tregon ish kryesuesi i bordit të Infrakos-it, Afrim Mehmetaj.
Si u shkarkua bordi i Infrakosit në prag të identifikimit të problemeve të “Korridorit 10” të hekurudhave që financohej nga Italia?
“ Për mua sot e kësaj dite më është e pakuptueshme se si ka mundësi një kryeministër me një bashkëpunëtore të afërt si e ka zonjën Artane Rizvanolli, por edhe këshilltaren personale Dejona Mihalin të mbajë nën kontroll të hekurt gjithçka brenda LVV-së”, shpreh habinë e vet Selatin Retkoceri, njëri nga ish-drejtorët e bordit dhe shton:
“Përmes Mihalit ata mbanin nën kontroll Kuvendin e Kosovës, Presidencën, Qeverinë, të gjitha ministritë, ndërmarrjet publike, agjencionet qeveritare, QKUK-në, Aeroportin , Kost-in, AK-në, Universitet dhe në të gjitha projektet e mëdha të cilat ishin në realizim e sipër. Heshtja e opozitës për mua mbetet e pakuptueshme e sidomos kur kemi të bëjmë me projektet e mëdha infrastrukturore si ndërtimi, meremetimi, rehabilitimi dhe funksionalizimi i “Korridorit 10” të hekurudhës së Kosovës. Projekti që ka filluar të zbatohet gati qe 6 vite ka ngecur së ekzekutuari për hiq më pak se qe tri vite. Humbjet e Trainkosit nga këto vonesa por edhe humbjet e ekonomisë së Kosovës nga këto zvarritje janë dhjetëra milionë euro. Është fjala për projektin prej 200 eurove, e ku Kosova kishte 43 milionë euro mundësi shfrytëzimi.
Si nuk ka pasur iniciativa të kontaktohet drejtori italian ta pyesnin sa para kishte obligim t’i derdhte në arkat e kompanisë dhe sa kishte dhënë në qeveritë e kaluara dhe pse nuk zbatohej projekti, apo nëse ishin zhvatur paratë qeveri pas qeverie e puna nuk ishte kryer. Athua edhe kjo qeveri ka vazhduar avazin e qeverive të kaluara që të kërkojë përqindje për të vazhduar punët në një përfundim që nuk i shihet fundi vijës hekurudhore Bllacë-Fushë Kosovë- Mitrovicë-Leshan”, thotë Retkoceri.
Praktika e emërimit të bordeve dhe shkarkimit të tyre, ka vazhduar deri në ditët e sotme
Selatin Retkoceri thotë se “praktika e emërim-shkarkimit të bordeve, të NP ka vazhduar gjatë gjithë këtyre katër viteve të qeverisjes. Fillimisht janë shkarkuar të gjitha bordet e NP të cilat janë trashëguar nga qeverisjet e kaluara. Më pas janë emëruar bordet e përkohshme, janë shpallur konkurset për borde, me shumë vonesa janë kryer intervistat formale, për t’i dhënë fund procesit në filtrin e Kryeministrit Kurti dhe zonjës Artane Rizvanolli.
Ka ndodhur që për shkak të vonesës së intervistave si biseda informative ideo-politike te Kryeministrit, të ketë vonesa aq shumë sa bordet e përkohshme të zgjedhen edhe për të dytën herë e dikund ka ardhur edhe te vakumi apo mbetja e NP pa bord. Unë si njëri prej drejtorëve të bordit Infrakosit, nga përvoja ime e di se cilat janë vuajtjet dhe presionet e anëtarëve të bordeve të cilat vazhdojnë të ballafaqohen me kryesuesit e bordeve, sikur ka ndodhur te ne ku z.Afrim Mehmetaj ish kryetari i bordit të Infrakos, (sipas tij) ka pasur direkt presion nga ministrja Rizvanolli në shkarkimin e KE-së, Sekretarit dhe ZKF-së. Shkohet deri aq larg sa që, kryetari nga presioni i madh detyrohet të udhëtojë për Amerikë vetëm për tu larguar përkohësisht nga trysnia që bëhej nga Qeveria”, pohon për gazetën telegram News Selatin Retkoceri dhe vazhdon shpjegimin:
“Gazetarët duhet të takojnë drejtorët e sidomos kryesuesit e bordeve të shkarkuara, nëse ata guxojnë të flasin, kuptohet nëse nuk i kanë shpërblyer me ndonjë pozitë tjetër në institucione ose ekzekutiv të ndërmarrjeve publike dhe nëse e gjejmë ndonjërin prej tyre që guxon të flas, atëherë do të bindeni se kjo qeveri ka marrë kontrollin absolut në të gjitha ndërmarrjet publike, agjencionet dhe institucionet tjera të cilat i ka nën strukturën e vet organizative. Sipas burimeve të mija të sigurta kompanisë italiane që po ekzekuton punimet në segmentin 10 të hekurudhave të Kosovës, nga qeveritë e kaluara iu ka kushtëzuar vazhdimi i punimeve me miliona euro si dhuratë për punën që ju ka dhënë. Me shumë gjasë ky ndëshkim financiar ka vazhduar edhe me qeverinë apo eksponentët e sotëm që për këto 5 vite prej që kanë ardhur në pushtet shumë pak kanë ecur drejt finalizimit të projektit që tani më është dashtë të jetë në shfrytëzim. Korrupsioni, ryshfeti, nepotizmi, tenderomania ka ekzistuar në të kaluarën, por punohej diçka, derisa kjo Qeveri vazhdon me krejt këto dukuri negative, por e njëjta nuk mund ti qojë projektet drejt përfundimit./Telegram News