Fitorja e presidentit republikan Donald Trump në SHBA, për njohësit politikë, paraqet rrugë të re të liderit global të superfuqisë numër një në menaxhimet e luftërave dhe krizave në botë dhe dobësim të Gjykatës Speciale në Hagë në favor të pafajësisë së krerëve të UCK-së, por Trump me kërkesa të reja, godet edhe burokracinë e BE-së.
Donald Trump ka bërë premtime për dhënien fund të luftës Rusi-Ukraninë, por vartësit e tij kanë premtuar zgjidhje problemesh edhe në Evropë, Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor.
Trump është ithtar i zgjidhjes së problemeve me më pak gjyq, apo me gjykim politik të problemeve territoriale dhe historike, por as Presidenti Biden që mbetet në Shtëpinë e Bardhë deri në muajin janar, nuk ka bërë për Kosovën aq sa pritej dhe sa kishte fuqi të bënte, aq më shumë kur shteti i Kosovës kishte kriza të shumta dhe sulme terroriste nga Serbia për ndarjen territoriale.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ish-kryeministri Haradinaj ka shkruar në Facebook se nën udhëheqjen e Trumpit, Kosova kishte krijuar Ushtrinë.
“Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij. Nën udhëheqjen e President Trump kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës, jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur. Në këtë rrugëtim për konsolidimin e shtetit dhe synimin tonë afatshkurtër drejt anëtarësimit direkt në NATO, mbështetja e SHBA-së mbetet kyçe”, ka shkruar Haradinaj.
Milazim Krasniqi: Trump mund të korrigjojë padrejtësitë e Soeciales dhe burokracinë e BE-së
Milazim Krasniqi, profesor universitar dhe analist politik e themelues i LDK-së ka shprehur admirim për guximin e Trump dhe ka renditur disa pika ku Trump dallon nga të tjerët për merita.
- Fitorja e Trampit ishte vendimtare për SHBA-në, së cilës i duhej një lider i guximshëm, në botën gjithnjë e më të pasigurt.
- Fitorja e Trampit i duhej botës, sepse një SHBA lidere e botës së lirë është parakusht për të frenuar diktaturat dhe për të imponuar paqen.
- Fitorja e Trampit i duhej edhe rajonit tonë, sepse është vetëbllokuar e bllokuar nga banditizma liderësh lokalë dhe nga paaftësia e byrokratëve të Brukselit, të cilët më shumë llogarisin honoraret e veta, se sa interesat e miliona njerëzve që vuajnë në këtë rajon.
- Fitorja e Trampit na duhej si buka edhe ne shqiptarëve në Kosovë, që të korrigjohet padrejtësia ndaj udhëheqësve tanë që mbahen peng në Gjykatën Speciale. Poashtu kjo fitore mund të frenojë abuzimet e qeveritarëve me burgosje liderësh në Shqipëri dhe me nxitjet e konflikteve ndëretnike në veriun e vendit nga aventurat e rrezikshme të qeveritarëve tanë.
Këto janë disa projeksione të cilat presim të realizohen”. Ka shkruar Milazim Krasniqi
Blerim Burjani: Prioritet i Trump do të jetë Ukraina dhe Lindja e mesme
Blerim Burjani ka thënë se “Kosova me Trump president te SHBA nuk do te jet priortet , pra do te jet nje nga nënprioritete. Në politikën ndërkombëtare të SHBA-së, prioritete do të jënë Ukraina dhe Lindja e Mesme .Trump do te ballfaqohet me nje bllok të ri politik ndikimi BRIX qe po vjen duke u forcuar, po ashtu ndikimi Ruso -Kinez në botë . Trump i ka dy rrugë të udhëheqjes së politikës së jashtme: Ta fuqizojë SHBnë politikisht dhe ushtarakisht, ose defuqizojë, humbë fuqinë e ndikimit botëror. Bota po bëhet bipolare e mund të copëtohet edhe më shumë dhe krijohen blloqe tjera politike në botë, pra mund të ndodhë lehtë që katër vitet e ardhme gjatë këtij mandati Trump, të ndodhe shumë polarizmi i ndikimeve ne botë. Kosova në Evropë duhet të forcojë marrdheniet me Britaninë e Madhe si aleati më besnik ne Evropë”, ka thënë Burjani për Telegram News.
Selatin Retkoceri: Pritet përshepjtim i zgjedhjes së problemeve të Kosovës
Selatin Retkocer analist ekonomik dhe politik e sheh fitoren e Trump me pozitivtet për Kosovën.
“Fitorja e Donald Trump në SHBA do ta përshpejtojë zgjidhjen e problemit të Kosovës”, thotë Retkoceri dhe shton:.
“Personalisht, kam dashtë që të fitoi Kamala Harris, jo për shkakun se kjo mund të kontribuonte më shumë për çështjen e Kosovës, sa për faktin se ajo ishte një zonjë me ngjyrë dhe do të ishte zgjedhja e parë për presidente në Amerikë të një gruaje.
Tani e tutje nuk do të ketë lutje e pritje të pafund për cilindo nga kryeministrat e presidentët e Kosovës e Serbisë, për ti zgjidhur problemet në Ballkannë Evropë dhe nëpër botë.
Shqiptarët e Amerikës për fat të mirë kanë qenë të ndarë në dy kampe, një pjesë e konsideruar e elektoratit shqiptarë në ShBA e kanë votu Trampin, por në të njejtën kohë ndoshta gjysma e këtij elektorati kanë votuar për zonjën Harris.
Nëse asgjë tjetër nuk ndodh me Kosovën, besojmë shumë se do të vazhdoj përkrahja e Amerikës ndaj shqiptarëve dhe ajo që është më e rëndësishmja problemet e hapura do të zgjidhen shumë më shpejt dhe nuk do të lejohen shtyrje të pafundme siç ka ndodhur gjatë këtyre 4 vjetëve të udhëheqjes së demokratëve.
Shqiptarët nuk guxojnë të harrojnë se Tramp kishte takuar në Shtëpinë e Bardhë ish Kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin serb Aleksandër Vuqiç, kur nga ky takim kishte ardhur njohja e Kosovës nga Izraeli, si dhe ishte garantuar një ndihmë për Kosovën në një vlerë 300 milion dollarëshe.
Kushdo që do të jetë kryeministër i ardhëshëm i Republikës së Kosovës nuk do ta ketë mundësinë që të tallet me Trampin e as me sekretarët e shtetit amerikanë duke i quajtur naivë e me terma pezhorativë e të ngjashëm./Telegram News