Raporti i Progresit, sjell dështimet e Qeverisë Kurti në të gjitha proceset

Një lexim me dy interpretime krejt të ndryshme. Kjo është gjendja aktuale në Kosovë mes pozitës dhe opozitës pas arritjes së Raportit të Progresit të Komisionit Evropian që iu dorëzua krerëve të shtetit  të mërkurën nga shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë Aivo Orav.

Raporti i Progresit ka evidencuar të meta nga puna e Kuvendit të Kosovës e deri te problemet e azilkërkueseve  kosovarë në shtetet e BE-së, megjithëse për ta përmbushur misionin  e shpresës së vet, Raporti i Progresit entuziazmon  pushtetin edhe në ato dikastere, ku  proceset  shënojnë dinamikë pozitive, më shumë  nga fryma e kohës dhe ecjet globale, sikur është rasti i CEFTA-s, ku Qeveria Kurti, nuk ka pasur rrugë tjetër të ecjes.

Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur rekomandimet e Raportit për vendin nga Komisioni Evropian i cili vlerëson progresin në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai gjatë një takimi me shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadorin Aivo Orav, theksoi angazhimin e Qeverisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore për anëtarësimin e Kosovës në BE.

“Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar në rrugën e reformave. Integrimi i plotë i Kosovës në BE mbetet qëllimi ynë strategjik dhe angazhimi në reforma është në interes të qytetarëve për progres të gjithmbarshëm demokratik dhe socio-ekonomik”, tha Kurti.

Në pikat e tij kryesore, raporti i BE-së për Kosovën vlerëson pozitivisht liberalizimin e vizave dhe vlerëson përkushtimin për përputhshmërinë me politikat e BE-së, nga ku veçohet linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së një hap që reflekton angazhimin për bashkëpunim dhe integrim të plotë në familjen evropiane.

Në raport gjithashtu vlerësohet angazhimi aktiv i Kosovës në zbatimin e Planit të Rritjes në agjendën e reformave si dhe angazhimin në promovimin e bashkëpunimit rajonal në zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA me marrëveshje të reja që forcojnë tregtinë dhe lidhjet ekonomike brenda rajonit.

Forcimi i kornizës ligjore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vlerësohen gjithashtu pozitivisht si prioritet i qeverisë për një shtet të së drejtës. Reformat zgjedhore, sikurse edhe përmirësimi i kushteve të tregut të lirë dhe mbështetja për sipërmarrësit që ndihmon në rritjen e konkurrencës dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Raporti vëren se nuk ka pasur asnjë ecje mbrapa në asnjërën nga fushat kyçe të reformës, ndërkohë që pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres – dëshmi kjo e përkushtimit të qeverisë për përparim dhe progres të vazhdueshëm.Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur rekomandimet e Raportit për vendin nga Komisioni Evropian i cili vlerëson progresin në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Pengesat e Kuvendit dhe bllokimi i grupeve parlamentare nga Qeveria

Raporti i Progresit që pasqyron 10 muaj pune të Qeverisë brenda këtij viti , evidencon mos funksionim kushtetues të punës së Kuvendit, në një proces ku shumica parlamentare e LVV-së, nuk kanë qenë unikë në votimin e marrëveshjeve dhe temave të rëndësishme.

Legjislativi i Kuvendit sipas Raportit ka pasur ngecje në kalimin e votimit të pikave ndërkombëtare të politikës së jashtme, ku  jo vetëm opozita, por edhe mazhoranca  ka qenë pengesë votimi.

Në raport përmendet  mungesa e bashkëpunimit  të mazhorancës  mes vetes, por edhe  mungesa e bashkëpunimit me opozitën.

Është evidencuar si  strategji e munguar e Qeverisë bashkëpunimi me Opozitën ,si për  marrëveshjet që është dashur të ndodhin paraprakisht për tejkalimin e gjendjes votuese mes grupeve parlamentare për  reforma, po ashtu edhe për tejkalimin e bllokadave të Kuvendit në raste të caktuara që nuk janë të vogla.

“Qeveria ende mban një shumicë solide në Kuvend, por mosmarrëveshjet dhe mungesa e bashkëpunimit brenda mazhorancës dhe me partitë opozitare penguan aftësinë e Kuvendit për ta miratuar legjislacionin, për të emëruar anëtarë të organeve publike dhe për të ofruar mbikëqyrje efektive”, thuhet ndër tjerash në raport.

Në Raport përmendet edhe bojkotimi i Kuvendit nga  Lista Serbe, por jepen edhe rekomandime.

“Forcimi i ndërtimit të konsensusit, transparencës dhe mbikëqyrjes mund ta përmirësojë performancën e Kuvendit dhe të ndihmojë në krijimin e një procesi legjislativ më të qëndrueshëm dhe efikas. Kuvendi duhet ta përmirësojë menaxhimin e brendshëm, t’i miratojë planet e punës dhe të prezantojë një sistem elektronik të votimit dhe regjistrimit të pranisë”, thuhet ndër tjerash në këtë raport.

Kuvendi u përpoq ta ruante kuorumin e vendimmarrjes, thotë raporti, ndërsa shton se kjo rezultoi me vonesa të konsiderueshme.

Refuzimi i Qeverisë  për t’u përgjigjur në pyetjet  parlamentare

Raporti  që për nga natyra përmbahet nga fjalori  brutal i paraqitjes së gjendjes ka cekur se seancat e jashtëzakonshme dhe seancat me procedura të përshpejtuara, kanë qenë të shpeshta dhe këto lloje seancash nuk janë të përshtatshme për miratime të ligjeve dhe proceset legjislative.

Kuvendi ka shpërfillur afatet kohore dhe proceset e rregullores për votimin e 18 ligjeve, duke humbur kohën në pritje të përgjigjeve të Gjykatës Kushtetuese.

Raporti i Progresit  thekson edhe shpërfilljen qeveritare për t’u përgjigjur në pyetjet parlamentare ku janë kërkuar sqarime dhe ka evidencuar se  ky format pune i përket shkeljes parlamentare.

Raporti ka sjellë në dritë edhe refuzimin qeveritar që përmes grupeve parlamentare të përgjigjet në pyetjet mbi dyshimet e caktuara të punëve të ministrive. Ky refuzim qeveritar, ka dobësuar punën e Kuvendit duke ngadalësuar  funksionimin e ndjekjes së agjendës, ku nga viti 2022, kanë mbetur pa u votuar shumë ligje. Kjo neglizhencë nuk u ka dhënë rast agjencive të akredituara ta vlerësojnë punën e Kuvendit. Raporti thekson rolin e opozitës në  ngritjen e disa komisioneve hetimore të cilat u bllokuan nga mazhoranca dhe u mbivotuan në Kuvend.

Si rekomandim, Kuvendit i është kërkuar ta ngrit bashkëpunimin e brendshëm.

Dështimet në ekonomi të Qeverisë, papunësia dhe azili

“Kryeministri dhe disa ministra të Qeverisë Kurti duke u prononcuar lidhur me Raportin e progresit flasin gjoja për hapa pozitivë që janë bërë në shumë fusha gjatë qeverisjes katër vjeçare”, thotë analisti ekonomik dhe eksperti i procesve integruese Selatin Retkoceri dhe shton:

“ Përveq  liberalizimit të vizave që ndodhi në këtë fillim viti, edhe atë jo me meritat e kësaj qeverie, por me plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizim që ishin bërë në qeverisjet paraprake. Sa i përket zhvillimit ekonomik raporti tregon se ka stagnim dhe në shumë fusha ecje mbrapa. Në vitin e fundit sipas bankës botërore shkalla e zhvillimit ekonomik ishte 3.5%, shkallë kjo që nuk tregon zhvillim ekonomik të një vendi si Kosova që është në tranzicion. Papunësia sipas ASK-së që është e përafërt me atë që e jep edhe Banka Botërore, afërsisht 11%, por gjithnjë duke theksuar se kjo përqindje e papunësisë nuk është e saktë meqë shënimet janë marrë vetëm nga byrotë e punësimit ku shumica e qytetarëve të papunë nuk paraqiten  për punë fare.  Derisa raporti thekson se 37% e popullatës aktive për punë janë duke punuar, derisa 63% prej të cilave shumica janë vajza dhe gra nuk kërkojnë dhe fare nuk janë të punësuara. Përkundër liberalizimit të vizave për kosovarët, çështja e kërkesave për azil politik, ekonomik e shëndetësor ka mbetur thuajse e njëjtë si në kohën e paraliberalizimit. Shifrat e ikjes së qytetarëve të Kosovës drejt vendeve perëndimore janë shqetësuese. Vetëm gjatë këtyre 4 e 5 viteve të qeverisjes Kurti nga Kosova kanë ikur me e pa viza, diku ndërmjet 230 deri 250 mi qytetar. Më e keqja që po i ndodh Kosovës është fakti se viteve të fundit po ikin nga vendi edhe kuadro dhe të punësuar në sektorët që kanë paga të dinjitetshme si mjekë, inxhinjerë, ndërtimtarë, infermierë, ekonomistët, programerë dhe shumica e njohësve të teknologjisë informative të cilët ikin nga vendi për shkakun e ardhmërisë së pa sigurt të fëmijëve të tyre, mungesës së një sistemi arsimor të dinjitetshëm, mungesa e sigurisë shëndetësore, pensionale dhe mos perspektivës ekonomike e sociale për të jetuar në Kosovën e kërcënuar nga lufta, për çka Kryeministri  i vendit çdo mëngjes flet për luftën derisa familjen e vet e ka jashtë Kosovës”, ka thënë analisti Selatin Retkoceri.

Raporti i Progresit ka specifikuar megjithatë se Kosova vuan nga papunësia e lartë dhe pjesëmarrja e popullatës në tregun e punës është shumë e ulët.

Rekomandimet në raport  paraqesin linjat e ecjes së Qeverisë ku thuhet se Qeveria duhet ta forcojë kapacitetin  e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe shfrytëzimin e burimeve juridike për veprim kundër korrupsionit dhe të forcohet cilësia e  hetimit për nivelin e lartë  duke rritur kapacitetet e  Njësisë së Posaqme Hetimore të policisë dhe sigurimin e bashkëpunimit  me Prokurorinë Speciale. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews