Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditëve të fundit është munduar të flasë mirë e më mirë për Ministrinë e Kulturës, pavarësisht se aty janë publikuar së fundi një sërë zhvillimesh si rrahje në mes zyrtarëve, e protesta nga zyrtarët që thonë se po u shkelen edhe të drejtat elementare.
Por sot derisa po donte të shpërndante një publikim të ministrit Hajrullah Çeku për kinse investimet e mëdha në fushën e kulturës dhe përmirësimin e infrastrukturës kulturore, Kurti shpërndau Muzeun e Kosovës që gjendet në Prishtinë.
Madje pa hezituar fare në mbishkrimin e atij postimi flitej për investimet infrastrukturore në sport e kulturë që po bëhen në Pejë.
Siç duket kushdo që e menaxhon Facebook-un e Kurtit, po poston pa kontrolluar fare veprimet.
Postimi i plotë:
Peja e bukurive natyrore, vlerave të pasura kulturore e të kampionëve sportivë në fokus të investimeve tona në infrastrukturë të sportit dhe trashëgimisë kulturore.
Qeveria për komunat.