Rrjeti i organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) i ka shprehur “shqetësimin dhe indinjatën më të thellë për papërgjegjësinë dhe qasjen e përfaqësuesve politikë në Kosovë”, të cilët, sipas këtyre organizatave, “po përdorin fëmijët dhe arsimin si mjete për përfitime të përkohshme elektorale”. Sidoqoftë, në reagimin e tyre vërehen nëntë gabime elementare drejtshkrimore.
Emri “të vërtetën” është shkruar gabimisht – “të vertetën”.
Mbiemri “e rrezikshme” është shkruar gabimisht – “e rrëzikshme”.
Folja “iniciuar” është shkruar gabimisht – “inicuar”.
Emërtimin e institucionit të Ministrisë së Arsimit e kanë shkruar me shkronja të para të vogla, pa “ë” në emrin e parë – “ministrine e arsimit”.
Përsëri, folja “iniciua” është shkruar gabimisht – “inicua”.
Numërori “të tria” është shkruar gabimisht – “të trija”.
Mbiemri “zhgënjyese” është shkruar gabimisht – “zhgenjyese”.
Mbiemri “të lartcekura” është shkruar gabimisht – “të lartëcekura”.
Mbiemri i emërzuar “të njëjtit” është shkruar gabimisht – “të njejtit”.