MASHTI i përgjigjet SBASHK-ut: S’mund të negociojmë për dokumente dhe kërkesa në kundërshtim me Ligjin

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i ka quajtur joserioze dhe të papranueshme kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të cilët janë rritja e pagave dhe kontrata kolektive.

Nga Ministria e Arsimit thonë se nuk mund të negociojnë për dokumente dhe kërkesa të pabazuara në kundërshtim me Ligjin.

Nga MASHTI kanë thënë se kjo qasje e SBASHK-ut, përveçse shkakton përçarje në kolektivat e mësimdhënësve nëpër shkolla, nuk kontribuon aspak në mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe as në objektivin e përbashkët për rritjen e cilësisë në arsim.

“Siç e kemi thënë edhe më herët, si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, vlerësojmë se qasja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, hartimi i dokumenteve të njëanshme dhe të pabazuara në infrastrukturën ligjore, si dhe organizimi i peticioneve në shkolla për mbështetje të këtyre dokumenteve është joserioze dhe e papranueshme. Kjo qasje, përveçse shkakton përçarje në kolektivat e mësimdhënësve nëpër shkolla, nuk kontribuon aspak në mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe as në objektivin e përbashkët për rritjen e cilësisë në arsim”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.

Tutje MASHTI ka thënë se çështja e pagave për mësimdhënësit është rregulluar me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

“Siç e dimë, gjatë qeverisjeve të kaluara, në periudha fushatash, janë nënshkruar marrëveshje të shumta me Sindikatën, të cilat kanë prodhuar pasoja juridike me të cilat institucionet tona vazhdojnë të ballafaqohen. Prandaj, një gabim i tillë nuk do të përsëritet. Çështja e pagave për mësimdhënësit është rregulluar me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik (08/L-196), dhe vlera e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit. Sa i përket kontratës kolektive, MASHTI nuk mund të negociojë në mënyrë të margjinalizuar me SBASHK-un. Ky diskutim mund të bëhet nga BSPK dhe Këshilli Ekonomik Social në nivel vendi sapo të krijohen kushtet e kërkuara me ligj. Si MASHTI, vazhdimisht kemi qenë të hapur për të diskutuar dhe bashkëpunuar me SBASHK-un në linjë me zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë por nuk mund të negociojmë për dokumente dhe kërkesa të pabazuara dhe në kundërshtim me infrastrukturën ligjore të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërsa, nga SBASHK-u kanë deklaruar se do të detyrohen së shpejti të protestojnë e të mbajnë grevë. Këto veprime sindikale i ka paralajmëruar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për media. Ai ka thënë se ka dy vite që ministrja Nagavci po i injoron mësimdhënësit në kërkesat e tyre. /eo

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews