Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Njoftimi është bërë i ditur në një komunikatë për media të Zyrës për Komunikim Publik.
Kryeministri Kurti e uroi Ademin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.