Planifikimi buxhetor për vitin 2025 me subvencione e ndihma, Kosovën e shndërron në shtet social-komunist

Shpenzimet buxhetore të Qeverisë Kurti jo vetëm  gjatë këtij viti, por edhe gjatë gjithë mandatit katër vjeçar, mbahen mend përmes subvencionimit dhe granteve, ndarjeve të mjeteve  prej nga 100 eurove që janë quajtur “lëmoshë dhe fitra”.

Rasti më i freskët që sapo doli në publik me dhënien e një kredie prej 100 mijë eurove  nga Ministri i Bujqësisë Faton Peci për vëllanë e Deputetes Fitore Pacolli që është në krye të këtij komisioni, reflekton më së miri vërtetësinë e shpenzimit të buxhetit  të shtetit nga Qeveria dhe kabineti qeveritar Kurti 2, si shembullin më të keq që tregon se paraja e qytetarëve të Kosovës ndahet  nga një grup njerëzish, të cilët jo vetëm që abuzojnë me shtetin, por edhe shajnë dhe ofendojnë çdo kë që flet me kritika ndaj abuzimit të buxhetit të shtetit.

Është për t’u befasuar se si organet e shtetit edhe kur shohin qarkullimin e dokumenteve të Qeverisë ku figuron abuzimi, nuk reagojnë me zbatim të ligjit në mbrojtje të shtetit  si në rastin e Liburn Aliut, të Rozeta Hajdarit, të Donika Gërvallës, të Arbrie Nagavcit, të Faton Pecit, abuzimet e të cilëve shihen në letra të skandaleve qeveritare, ku i pari i Qeverisë e mbron krimin , në vend se t’i shkarkojë nga detyrat ministrat dhe zyrtarët.

Praktikat e shpenzimit të buxhetit të vitit 2024 që sipas ekspertëve  ekonomikë, në vend se të shërbejnë si metodë e ndryshimit të shpenzimit të buxhetit duke  kaluar nga “fitrat” te projektet  makro ekonomike, Qeveria Kurti, ka planifikuar përsëri  shpenzim buxhetor  me subvencione, grante që është shpenzim klientelist dhe nepotist, si rasti më i mirë “ku s’dihet kush pi e kush paguan”.

Planifikimi i shpenzimit buxhetor për vitin 2025, është kritikuar  nga ekspertët ekonomikë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës në të gjitha debatet parlamentare deri te miratimi në parim i tij nga mazhoranca e Kuvendit.

Megjithatë, eksperti me përvojë të gjatë ekonomike në institucionet e shtetit Selatin Retkoceri, Mr. Sc. Profesor i çertifikuar në ekonomi dhe  kontabilitet, ka folur për dështimet  planifikuese të buxhetit të Qeverisë aktuale për vitin 2025 duke e cilësuar si “buxhet të fukarallëkut”.

 Planifikimi i shpenzimit të buxhetit për vitin 2025, është jo zhvillimor dhe fut shtetin në rrugë të shtetit social

“Nëse u  bëjmë analizë zërave apo kodeve buxhetore ku parashihen  shpenzohet buxhetore prej 3,595,508,803.00€, shihet qartë se ky buxhet është jo zhvillimor”, thotë eksperti për ekonomi Selatin Retkoceri dhe paralajmëron sfidat:

“Buxheti i planifikuar të shpenzohet në vitin 2025 është buxhet që synon të përfundojë me shpenzime  në ndihma sociale, subvencione dhe lëmoshë për kategori të caktuara të shoqërisë kosovare.

Në cilësinë e një ekonomisti me përvojë të gjatë në financa nuk arrij ta kuptoj se ministrin Hekuran Murati, si flet në superlativ dhe krenohet me këtë rritje të buxhetit. Ky buxhet, ka një lloj rritje nominale, por realisht buxheti nuk ka shënuar ndonjë lloj rritje që lë vend për tu krenuar e  lavdëruar, se si gati na qenka dyfishuar buxheti prej ardhjes në pushtet të kësaj Qeverie.

Buxheti për vitin 2025 planifikohet të shpenzohetsi në vijim:

1.Paga dhe shtesa: 916,491,655.00€, ose 25.5% nga buxheti total.

2.Mallra dhe shërbime: 591,197,690.00€, ose 13.9% nga buxheti total.

3.Shpenzime komunale: 34,757,297.00€ apo 0.97% e buxhetit.

4.Subvencione dhe transfere: 1,155,722,721.00€ ose 32.1% nga buxheti i shtetit.

5.Investime kapitale: 930,307,989.00€ ose 25.9% e buxhetit.

6.Rezervat: 7,524,695.00€

7.Interesi: 49,506,741.00€

Nga një analizë e thjesht që mund t’i bëjmë këtij buxheti, shohim se struktura e shpërndarjes së buxhetit nëpër kode tregon se kemi të bëjmë me një buxhet që nuk garanton zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Vetëm fakti se planifikohet të shpenzohet diku rreth 40% e buxhetit në ndihma e asistencë sociale, tregon se ky buxhet nuk garanton zhvillim dhe qëndrueshmëri ekonomike. Edhe pse është planifikuar të shpenzohen në investime kapitale 25.9% e buxhetit, megjithatë, kjo nuk mjafton e sidomos kur e kemi parasysh të kaluarën e kësaj qeverie e cila nuk ka qenë në gjendje të shpenzoj as 40% të buxhetit të planifikuar për investime gjatë katër viteve të mandatit”, analizon Retkoceri ekskluzivisht për gazetën Telegram News.

Një qeverie që i mbeten suficit 1.8 miliardë euro nga 3 miliardë sosh, është e paaftë ta qeverisë shtetin

“Një qeverie që nga 3 miliardë të planifikuara i shkojnë në suficit 1.8 miliardë, ajo qeveri  është e paaftë për të qeverisur vendin dhe duhet të shkojë në përgjegjësi, apo më së paku në shtëpi”, konsideron Analisti Retkoceri  dhe vazhon me kritika për planifikimet buxhetore.

“Po të shpenzohej ky buxhet në masën 100% atëherë shkalla e zhvillimit ekonomik do të rritej në 5.5 deri 6%, po ashtu edhe buxheti më së paku do të ishte 4.5 miliard, rrjedhimisht do të rritej edhe BPV.

Ministri i financave duhet të bëhet i ndërgjegjshëm dhe të pranojë se ka dështuar në rritjen e buxhetit, zhvillimit ekonomik, BPV, investimeve kapitale dhe në të gjithë sektorët tjerë të cilët e rrisin ekonominë e vendit.

Rritja nominale për çdo vit e buxhetit nuk është rritje për shkakun e zhvillimit, kjo rritje ka ardhur si rezultat i inflacionit, rritjes së çmimeve dhe rritjes së importeve, vjeljes së akcizës, tvsh-së dhe tatimit në doganë. Është interesante të theksohet se struktura dhe sasia e mallrave që janë importuar gjatë këtyre viteve ka mbetur e njëjtë, ose në shumë raste ka rënë derisa vlera është rritur edhe përkundër politikave fiskale që janë të pandryshuara. Deficiti tregtar vetëm gjatë këtij viti pritet të jetë -5 miliard euro, ky është treguesi më i mirë se në çfarë gjendje e kemi ekonominë e shtetit tonë”, specifikon Retkoceri.

Kosova po ecën drejt shtetit social-komunist

“Kosova me këtë shpërndarje të buxhetit po shkon drejt shtetit social- komunist, duke ju shmangur ekonomisë së tregut të lirë dhe kapitalizmit. Lëvdata e ministrit se ka rritur subvencionet dhe ndihmat sociale për këto katër vjet për 82.65%  tregon më së miri se nga cili sistem ekonomiko-shoqëror  po e qon shtetin Qeveria Kurti”, akcepton ecjen e gabuar të Kosovës me këtë Qeveri në krye., Selatin retkoceri dhe i qon një selam Ministrit Hekuran Murati:

“Ministër, të lutem mos e vej në lajthitje kryeministrin, tregoji drejt se cila është shkalla e papunësisë në vend e mos i besoni barometrit ballkanik që Kosovën e ka renditur si vendin me shkallën më të ulët të papunësisë në Ballkanin Përendimor. Kosova sipas ASK-së e ka shkallën e papunësisë 10.7%, kuptohet se kjo përqindje, nuk është e saktë, sepse zakonisht shënimet merren nga Institucionet e punësimit, tek të cilat tradicionalisht, nuk paraqiten shumica e të papunëve. Qeveria i posedon raportet e progresit nga BE ku llogaritet se në Kosovë punojnë vetëm 37% e të gjithë masës njerëzore që është e aftë për punë. Bazuar në këto përqindje rezulton se në shtetin tonë, papunësia duhet të jetë në rrethanat më të mira 35%.

Shifra që po qarkullon nëpër media e portale ku kryeministri po raporton se gjatë këtyre katër viteve janë punësuar 75 mijë qytetarë, nuk është fare e vërtetë. Rrjedhimisht rrjedh pyetja pse nuk na qenka e vërtetë?

Nuk është e vërtetë sepse gjatë këtyre viteve kemi emigrim masiv të qytetarëve tanë drejt perëndimit. Ata që kanë ikur, shumica janë të rinj që kërkojnë punë në vendet ku kanë emigruar. Sipas ambasadave të shteteve perendimore vetëm për këto katër vite kanë kërkuar viza pune ma shumë se 90 mi qytetarë të Kosovës, ku shumë prej tyre janë me kualifikime të larta shkollore dhe kishin vende pune në shtetin e tyre. Pastaj, formalizimi nuk është punësim, super puna gjithashtu nuk mund të konsiderohet një skemë e qëndrueshme e punësimit, sepse këtu zakonisht fitojnë punë të afërmit dhe familjarët të cilët e shfrytëzojnë subvencionin e qeverisë dhe për pak muaj i ndërpritet  kontrata.

Prandaj ministër, kujdesu që ta informosh drejt e sakt kryeministrin, sepse në të kundërtën je duke e quar shtetin drejt social-komunizmit që do të ishte vetëvrasje dhe kapitullim i demokracisë dhe rrezikimi të ardhmes  kah BE-ja. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews