Një burrë është arrestuar në Pejë pasi ishte martuar me një vajzë të mitur.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se burri është liruar pas intervistimit ndërsa e mitura është dërguar te prindërit e saj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte martuar me viktimën femër kosovare të moshës së mitur. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima ka shkuar te prindërit saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /TelegramNews/