Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë pasi i njëjti ishte i dënuar me mbi dy vite burgim për veprat penale “mashtrim” dhe “prezantim i rremë”.
Në njoftim thuhet se ndaj XH.P kishte shtatë urdhëresa aktive të gjykatës.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore është dërguar për vuajtje të dënimit.
“Sot nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë është arrestuar një person i cili kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës. Personi i dyshuar XH. P, Mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej pasi që i njëjti është dënuar me burgim (mbi dy vite), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim