Thellohet ndarja: Peci provon t’ia marrë Presidentes patronatin e organizmit tradicional të Darkës së Lamës

Raportet e themelues së Listës Guxo, Presidentes Vjosa Osmani, dhe pasardhësve të saj në krye të partisë Donika Gërvalla dhe Faton Peci tashmë qartë janë të acaruara.

Për dallim nga Gërvalla që ishte përplasur me deklarata me shefen e shtetit, Faton Peci po provon t’i marrë Presidentes patraonatin e një organizimi tradicional që është trashëguar nga Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

Fjala është për Darkën e Lamës.

Ndonëse, organizimin tradicional të kësaj darke Presidentja Vjosa Osmani e ka zhvilluar gjatë muajit tetor, periudhë kur edhe është mbajtur tradicionalisht, Ministri Peci ka nisur organizmin e një eventi të ngjashëm paralel me 2 dhjetor, raporton gazeta online Reporteri.net.

Për këtë organizim paralel, Ministri i Bujqësisë ka nisur t’i shpërndajë edhe ftesat. Një prej tyre e ka siguruar gazeta online Reporteri.net.

2 dhjetori asocon edhe me datën e lindjes së ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Derisa aktivitetin tradicional të nisur nga i fundit, Presidentja Osmani e zhvilli me 26 tetor 2024.

“Darkën e Lamës”, e para e vendit këtë vit e organizoi për fëmijët, të rinjtë dhe stafin e SOS Fshatit të Fëmijëve.

“Kjo darkë, e cila përfaqëson një traditë të iniciuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, synon të festojë pasuritë dhe mirësitë e tokës së Kosovës dhe të vazhdojë ruajtjen e kësaj tradite të rëndësishme kulturore”, kishte theksuar Osmani gjatë organizimit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews