Vjosa Osmani ishte vetë pjesë e diskursit përçarës ndaj aleatëve, ka thënë ish-kryeministri kosovar, Isa Mustafa.
Kjo në dritën e adresimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës, ku ajo kritikoi rreptë qeverinë kosovare për dëmtim të aleancave ndërkombëtare.
“Unë mendoj se janë vërejtje shumë të vonshme të presidentes sepse ajo këto po i thotë në fund të mandatit të kësaj Qeverie, nuk i ka thënë asnjëherë deri më tani në tre fjalimet e saj që ka pasur në Kuvend dhe në këtë shumicë parlamentare. Unë mendoj se edhe vet presidentja është akterë ose pjesëmarrëse i gjithë këtyre ndodhive që kanë ndodhur nga ndërkombëtarët sepse edhe ajo deri më tani e ka përkrahë këtë kurs të Qeverisë”, ka thënë Mustafa, siç e citoi Rtv21.
“E ka përkrahë tezën e sovranizmit që ne jemi shtet sovran dhe nuk mundet askush që të përzihet këtu. Bile ka pasur vërejtje edhe në raport me SHBA-të në një periudhë. Mirëpo, mirë që është vetëdijesuar në fund, pork jo që është vetëdijesuar në fund nuk do të thotë se tani i kthen të gjitha ato humbje dhe të gjithë atë dëm që e ka pësuar vendi ynë prej atij kursi të shumicës parlamentare, pjesë e së cilës ka qenë edhe presidentja”./RTV21