Ndërmarrja “Trepça” së fundmi ka njoftuar se ka marrë vendime që synojnë të rrisin prodhimin e ndërmarrjes.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook thuhet se ky vendim vjen si përgjigje ndaj situatës afariste, ku menaxhmenti i ndërmarrjes po merr një sërë vendimesh për transferimin dhe sistemimin e përkohshëm të punonjësve, duke shtuar se do të ketë më shumë punëtorë në prodhim.
“Vendimet synojnë të rrisin prodhimin dhe të mbështesin operimet në dy njësitë biznesore të minierave me flotacion Trepça – Stan Tërg dhe Kishnicë – Artanë. Deri më tani, gjashtë nëpunësve të menaxhmentit u janë caktuar detyra në njësitë biznesore të Ndërmarrjes Trepça, ndërsa janë bërë rreth 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, punëtorë këta të cilët kanë lëvizur ndër vite nga Miniera në sipërfaqe. Për më tepër, 46 minatorëve të rinj do t’u vazhdohen kontratat e punës, në sajë të performancës së tyre dhe kërkesës për prodhim të shtuar”, thuhet tutje në postim./Telegram News.
Njoftimi i plotë: