Ndërmarrja Trepça ka njoftuar se sot ka realizuar eksportin e koncentratit të Zinkut (K/Zn) nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg.
Sipas njoftimit, sasia e eksportuar e koncentratit është 121.04 ton.
Përndryshe, kjo ndërmarrje tash e sa kohë ka probleme financiare, ku punëtorët me muaj nuk kanë marrë paga, derisa Qeveria ka ndarë miliona euro në mbështetje të kësaj ndërmarrje.