Trepça dhe KEK-u para kolapsit

Gjendje të rëndë në Ndërmarrjen “Trepça” Sh. A. ka paralajmëruar të  premten për Telegram News kryesindikalisti i Trepçës Ibrahim Januzi, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është koherente të paguaj pagat për të gjitha organizatat e ndërmarrjes, pasi dy prej tyre operojnë në veri  dhe  disa në artanë e Kishnicë.

Ai ka thënë se ka rrezik për të mos mjaftuar 3 milionë euro paga për të gjithë punëtorët në kuadër të organ Trepçës.

“Trepça ka shumë borxhe, 4-7 milionë euro borxhe me sa di unë, e mund të mos jem i saktë plotësisht, e sipas informatave që posedoj unë dhe mediajt, tashmë është ndërprerë rryma në njësinë e Artanës dhe Kishnicës, për shkak të mospagesës së rrymës. Përkundër kësaj gjendje, Qeveria e Kosovës nuk ka paraparë që duhet me i rrit subvencionet për Trepçën, pos si zakonisht kanë ndarë shumën e njejtë vetëm për Trepça Sh.A-në e këtu hyjnë edhe minjera e Stan Tërgut, Minjerat Kishnicë Artanë edhe  dy minjerat e veriut. Kjo nuk na jep shpresë që kemi me pas një të ardhme më të mirë, sepse edhe mjetet e punës që i kemi në dispozicion janë konsumuar deri në maksimum dhe ka të tilla që nuk përdoren fare e nëse krahasojmë me teknologjinë e punës që sot është në tregun  e punës minerare, këto që i kemi ne nuk e kanë vendin as në hedhurina dhe ajo çka është me rëndësi duhet kuptuar se me këto mjete pune,  vështirë mund të operohet  për prodhim të rritur, sepse këto mjete veç  kanë dalur prej përdorimit”, ka thënë Ibrahim Januzi.

“Për shkak të kemenxhimit në të kaluarën dhe  gjendjes së sotme kemi ardhur para gjendjes së kolapsit”, ka thënë Januzi duke  bërë të ditur se Trepça sapo ka shitur koncentratin e prodhuar për të siguruar pagat për punëtorët, sepse minatorët siç dihet, nuk punojnë pa paga. Sakrifica , djersa dhe rrezikshmrëa e punës, janë të theksuara, prandaj minatorët nuk punojnë pa paga.

Koncentrati shitet me tender sipas çmimeve në berzhin ndërkombëtare për këto e din menaxhmenti, sepse ne nuk disponojmë të dhëna e shifra, por tenderi jepet sipas kontratës njëvjeçare  dhe aktualisht kjo kontratë është me kompaninë  “Mineko”, por kur është fjala për Ballkan, nuk kemi kompani që merret me përpunimin e metaleve të rënda. Ne shpresojmë se me shitjen  e koncentratit dhe me këto mjete që janë ofruar, pagat tona me punën tonë mund të mbulohen. Në Stan Tërg prodhimi është aktiv, por borxhet e mëdha që i kemi ,po na pengon edhe për prodhimet bazike që i kemi”, deklaron Januzi.

Deputeti Ferat Shala: Gjendja në Treçë dhe KEK para kolapsit

Lidhur me gjendjen në Ndërmarrjen Trepça Sh. A. Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka  thënë se është para kolapsit.

“Miliona euro presin të kryhen me përmbarues të ekzekutohen. Sot kur po flasim në këtë intervistë, në kompleksin e minierave në Kishnicë e Artanë, tash e 7 ditë janë pa energji, sepse është shkëputur  energjia për shkak të mos pagesës, e sot kur po flasimpër këtë problem, në Trepçë, realisht janë duke pritur përmbaruesit që t’i bllokojnë të gjithë kontot e Trepçës që janë miliona euro që presin të ekzekutohen me përmbarues dhe kanë problem liferimin e pagave. Nuk është vetëm Trepça para kolapsit, por sot e kemi edhe në KEK situatën para kolapsit. Në planifikim në mirëmbajtje në asete e kështu me radhë dhe të gjitha strukturat e KEK-ut, sot i ke me ushtrues detyre, jashtë çdo norme dhe praktike ligjore.

Pra, nëse e shkatërrojmë bazën e ndërmarrjeve publike, nëse kemi  shkallën kaq shumë të ulët të investimeve, nëse i kemi çmimet e produkteve bazike kaq të larta dhe të energjisë, si pritet gjendja ekonomike e secilës familje tonë. Pra, është përkeqësim i mënyrës së jetesës mbi 200%, gjatë këtij mandati qeverisës”, ka thënë deputeti i PDK-së Ferat Shala. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews