16 ligje të aprovuara në “seancën e natës” së 5 dhjetorit, përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese

PDK ka dorëzuar  të premten në gjykatën kushtetuese 16 ligje të aprovuara nga Kuvendi në të ashtuquajturën “Seanca e natës” me një procedurë të përshpejtuar.

“Një përshpejtim i tillë ka ardhur pas paralajmërimit të dy deputetëve të Ferizajt nga Lista Guxo se do të largohen nga grupi parlamentar i VV-së, por edhe për shkakun se më 11 dhjetor duhet të shpallen listat për zgjedhjet e 9 shkurtit ku në ato lista mund të mos përfshihen disa deputetë aktualë të mazhorancës, duke e humbur kështu shumicën në parlament dhe nuk mund të votojnë ligjet e mbetura nga e kaluara. Shefja e grupit parlamentar të VV-së ka dalë në konferencë me  vrerë e akuza kundër dërguesve të ligjeve në kushtetuese”, ka komentuar dërgesën analisti Selatin Retkoceri  duke arsyetuar  veprimin e PDK-së.

Sipas shefes së Grupit Parlamentar(GP) të LVV-së Mimoza Kusari-Lila, dikur VV, dërgonte kundërshtimet në kushtetuese kryesishit për interesa të Kosovës.

Shefja e GP të VV-së ka thënë se PDK po vepron njëjtë sikur kanë qenë në pushtet, vetëm se tani nga opozita.

Ajo ka thënë se s’mund të bëhet krahasim me VV-në dhe të thuhet se edhe VV ka dërguar ligje në Gjykatë Kushtetuese, meqë sipas saj, VV ka dërguar ligjet në Kushtetuese për të mbrojtur interesin e Kosovës.

“Pamë se kjo parti janë pozicionuar kundër qytetarëve dhe interesit të tyre, duke përdorur Kushtetuesen për interesa të tyre. Atë çfarë kanë përvetësuar jashtëligjshëm kur kanë qenë në pushtet, duan të mbrojnë me mekanizma ligjorë tashmë nga opozita”, ka thënë Kusari-Lila.

Duke kundërshtuar  Mimoza Kusari -Lilën rreth deklaratave skandaloze për dërgimin e 16 ligjeve në kushtetuese analisti Selatin Retkoceri thotë:

“Zonja Mimoza Kusari duhet të jetë e qetë karshi këtyre dërgesave në gjykatë të 16 ligjeve, sepse nëse ligjet janë në rregull, e nëse kanë kaluar procedurat e rregullta parlamentare, duke mos pasur  shkelje administrative dhe nëse janë kryer të gjithë hapat procedural sipas kushtetutës, atëherë kushtetuesja do ti kthejë në kuvend si ligje që mund të zyrtarizohen me shpalljen në gazetën zyrtare të Kosovës. Akuzat kundër një subjekti opozitar në këtë rast ndaj PDK-së,  janë të paqëndrueshme, sepse opozita korrigjon pozitën. Ajo që del shumë keq në publik është kur del ministrja e drejtësisë me konstatime dhe akuza skandaloze kundër opozitës, derisa e njëjta duhet të turret drejt zyrtarëve të vet ligjorë që nuk  dinë të shkruajnë, kopjojnë e përkthejnë ligje. 15 ligje shkojnë në kushtetuese për shkakun e shkeljes së procedurave parlamentare. Të gjitha këto ligje, kanë kaluar pa u shqyrtuar e pa asnjë diskutim në parlament e as në komisione parlamentare. Na kujtohet nga ajo natë kur deputeti Armend Muja mori fjalën dhe jep orarin e shqyrtimeve të ligjeve në komisione, fillon nga ora 14:45, 46, 47, 48, 49 minuta duke i përmbyllur ato në 14:50, me këtë rast ndërhynë kryetari i kuvendit me një humor të lehtë: z.Muja në këto momente kur ti po i lexon oraret e ke orën 14:55, duke ja tërhequr vërejtjen se atij i duhet një minutë për ta pirë një gotë ujë, derisa ti po e cakton nga një minutë kohë për ti shqyrtuar krejt ato ligje. Përkundër kësaj vërejtje Armend Muja vazhdon me orarin e shqyrtimeve të ligjeve me vetëm nga 1 minutë kohë duke filluar nga ora 14:55 e deri në ora 15:00 t’i paraqet për miratim te “makina votuese” e deputetëve të shumicës. Njëri prej ligjeve që ka kaluar votimin ishte: Ligji për menaxhimin e resurseve ujore të Kosovës. Në njërin prej neneve të këtij ligji thuhet: “Se ky ligj specifikon tri pellgje ujore, ku sipas ligjbërësve aprovohen: 1. Rajoni i pellgut të Drinit, 2. Rajoni i pellgut të Danubit dhe 3. Rajoni i pellgut Vardarit”.

Të dashur qytetarë tani ju vet gjykoni nëse  duhej të aprovohet një ligj i tillë në një procedurë parlamentare që kanë marrë pjesë 63 deputetë. Si ka mundësi që asnjëri prej tyre mos ta hetojë një gabim të tillë që përfshin në ligj pellgun e Vardarit e Danubit që nuk e prekin  asnjë cep të territorit Republikën e Kosovës. Me siguri të plotë them se edhe ligjet tjera kanë gabime të ngjashme e mos të flasim për Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili ligj është kthyer njëherë nga kushtetuesja dhe me shumë gjasë do të kthehet përsëri, sepse nuk kanë ndodhur ndryshimet e kërkuara nga gjykata kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është në nivel të detyrës, prandaj duhet të jemi shumë të kënaqur gjithnjë derisa kjo gjykatë nuk bie në ndikime politike e grupe të interesit”, ka sqaruar për Telegram News, analisti Selatin Retkoceri.

Deputeti i PDK-së Ferat Shala: Për menaxhimin e resurseve ujore, Qeveria ende shërbehet me atlase të ish-Jugosllavisë

Pse duhet dërguar në kushtetuese ligjet e “seancës së natës”,për telegram News ka folur edhe deputeti i PDK-së Ferat Shala i cili ka thënë se projekt ligjet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese janë me vend, pasi Qeveria akoma shërbehet  me atlaset e ish-Jugosllavisë siç ka vepruar në miratimin urgjent të ligjeve kur e ka futur nën menaxhim lumin Vardar dhe Danub me të cilët ne nuk kemi asnjë lidhje.

‘‘Projektligji specifikon tri pellgje lumore të Kosovës – rajonin e pellgut të Drinit, të Danubit dhe të Vardarit. Në të vertetë, që nga vitet ’90 e tutje, dokumentet zyrtare dhe literatura profesionale i referohen vetëm pellgjeve lumore të lumenjve të Kosovës. Pasi vetë ky projektligj është për Republikën e Kosovës, dhe jo për ish Jugosllavinë, nuk ka sens të përmenden Danubi e Vardari’’, ka potencuar Ferat Shala.

Eksperti kushtetues Blerim Burjani: Ka shkelje  kushtetuese nga Qeveria

“Ka shkelje kushtetuese të shkallës së lartë. Qeveria ka te drejt ankese politike, por ligjërisht ka shkelur rendin ligjor dhe kushtetues. Politika është politikë sipas VV-së, por kjo nuk është çështje politike. Ka dyshime të bazuara se ka shkelje në 16 ligjet e dërguara në Kushtetuese, sepse ato ligje janë miratuar në kuvendin e natës sa për ta përmbushur një vakum të pasivitetit të Kuvendit. Dyshimet e shumta për shkelje të kushtetutës janë akte të rënda të dëmshme dhe të pa pranueshme, në anën tjetër kërohet të hapet rruga për anëtarësim në BE.”, ka thënë Burjani./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews