Gresë Krasniqi ka vizituar babain e saj, Jakup Krasniqin, i cili ndodhet në Hagë. Gresa ishte e shoqëruar nga vajza e saj.
Ky moment i veçantë duket ta ketë frymëzuar Krasniqin të shkruajë një poezi prekëse për mbesën e tij të vogël.
“Këtë të madhe ditë
Gjyshi yt Odetë
Nga tridhjet gushti e ka pritë
Dhomen e ndejës e mbushe dritë
E bëre burgun me shndritë
E bukura Odetë,
Perqafimin që bëmë sot,
Do e kujtoj për jetë e mot,
Fat të madh paç në këtë botë!”
Jakup Krasniqi
18 dhjetor 2024