“E kemi shtruar sovranitetit në njëqind përqind të vendit”.
Kështu e përfundoi rritjen e pretenduar shkallë-për-shkallë në përqindje gjatë qeverisjes së vet, ku majën ia përcaktoi ‘sovranitetit’ në veri.
Në tubimin e paraqitjes së listës së kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare, kryetari i partisë, Albin Kurti, kërkoi “500 mijë vota…që të mos varemi nga Lista Serbe dhe klubi i stërvjetëruar politik”.
Analistët në studio televizive i pati objekt sulmi, duke i quajtur “piskama të oligarëve…që u është tharrë fyti” dhe se “prandaj edhe zhurma në studio televizive”.
“500 mijë vota jo aspiratë për kuriozitetit, por e nevojshme për punën e domodosdshme, që të mos varemi nga Lista Serbe e as nga klubi i stërvjetëruar politik”, tha Albin Kurti.
Varësia, siç tha ai, nga Lista Serbe dhe “klubi i stërvjetëruar politik…është veç në dëm të Kosovës” teksa vazhdoi edhe më tej se “varësia nga to i bie që: ose nuk ia do të mirën e Kosovës, ose je i ngarkuar me 20 vjet në sakatimin e vendit”.
“Vetëvendosja garon vetëm me veten, nuk humbim kohë me tjerët”, tha ai.
“Të dashur qytearë, kemi pasur pengesa e sabotime, jemi penguar në çdo hap nga ata ose që nuk ia dzuan të mirën e vendit, ose që kanë keq-qeverisur gjatë…sepse klubi i tyre nuk përfton më, ose kanë dashur të dëshmojnë që edhe ne jemi si ata”.
“I kam dëgjuar kundërshtarët kur thonë duhet edhe ma mirë… Po pra, na duhet edhe një mandat, edhe për më shumë edhe për ma mirë… Sepse të gjitha këto suksese, i kanë rritur mundësitë, por në të njëjtën kohë edhe e kanë shtruar rrugën. Ata që na kanë sabotuar, me instrumente që ende i kanë në duar…po e shpalosin pezmin, inatin xhelozin…por besoni kështu nuk ecet përpara”.
Vetëvendosjen e quajti parti “të pakorruptueshme e të pashantazhueshme”.
“Zhurmë në shumë studio, sepse zori është i madh. Aty atje tek ata, nuk flet mendja, por pisket sikleti. Ai është sikleti i madh i oligarkisë, që e transmeton britma e analistita, këtyre po u laget fyti nga ata që vet e ndjejnë tharjen e fytit, sepse buxheti me neve është për qytetarët”, vazhdoi të sulmojë kritikët në media, Kurti.
Albin Kurti pretendoi se vetëm Vetëvendosja “e di çka do të thotë shteti” dhe se vetëm Vetëvendosja “e di si lartësohet një popull”.
“Politika është arti i përdorimti të artit të energjive, edukimti i të energjive njerëzore…i kemi rikualifikuar të gjitha drejtimet ministrore. Në këtë çast na duhet rezultati i legjitimitetit të lartë… Ne shohim qytetarin si aktivist të larmishëm… Ky është qytetari sovran i republikës sonë të pavarur e demokratike”, shtoi ai.