Hamza: Pensionet për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët rriten për 50%, u lejohet edhe të punojnë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka arsye që veteranëve të luftës t’iu mohohet e drejta për të punuar në sektorin privat.

“Pse të mos punojnë ata? Të rrisin të ardhurat e veta, të përmirësojnë mirëqenien e familjes së tyre dhe njëkohësisht të kontribuojnë në buxhetin e shtetit përmes pagimit të tatimeve”, u shpreh Hamza në Click të RTV21.

Hamza premtoi rritje prej 50% për pensionet e veteranëve, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, duke theksuar se kjo do të realizohet brenda vitit të parë të qeverisjes së tij.

Ai theksoi se familjet e dëshmorëve aktualisht duhet të zgjedhin midis pensionit të moshës dhe atij të dëshmorit, porse kjo praktikë do të ndryshohet në qeverinë e tij.

“Pensionin e moshës duhet ta marrin, sepse e garanton ligji. Ndërsa, atë të dëshmorit e marrin, sepse familja ka dhënë gjënë më të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, tha Hamza.

Ai shtoi se kjo qasje është vetëm një shenjë respekti nga shteti për kategoritë që kanë dhënë kontributin më të lartë për Kosovën

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews