Deputeti i PDK-së, Ferat Shala gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me djalin e Jakup Krasniqit, Altinin që tashmë është edhe kandidat i PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Shala është shprehur se ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar.
‘’Një kafe me Altinin, djalin e bacës Jakup dhe me mikun, bashkëveprimtarin e ish deputetin, Enver Hoti. Ardhja dhe kandidimi i Altinit në listën tonë për deputetë është vlerë e shtuar, jo vetëm për trashëgiminë historike e politike të babait të tij, por edhe për atë që përfaqëson Altini si profesionist i ri dhe i angazhuar’’, ka thënë Shala.
“Të priftë e mbara, Altin” ka shtuar më tutje deputeti i PDK-së.