Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se “shumica nga idetë që Bedri Hamza i ka për një Kosovë më të mirë, janë që flasin për problemet aktuale të qytetarit të Republikës”.
Nga reagimet e qytetarëve në terren, Nikaj tha se gjithë flasin në shkallën superlative për Bedri Hamzën.
“Deri më sot nuk kam takuar asnjë qytetar i cili nuk ka pas fjalë superlative për z.Hamza, për kompetencën e tij, profesionalizmin e tij dhe për atë që z.Hamza e ka dëshmuar për qeverisjen”, tha Nikaj në Pressing.