Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot ka larguar përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, inicialet e të cilit janë I.S.
Ky veprim është bërë me vendim të kryeshefit ekzekutiv të “Trepça” Sh.A.
“Me datën 19.11.2024 z.I.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:7217 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.
“Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti ka munguar në punë pa arsye”, thuhet në njoftim.