Hill: Duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hill theksoi se është e rëndësishme të mbështetet dialogu i udhëhequr nga BE-ja.

“Është shumë e rëndësishme që ato procese të fillojnë dhe të krijohen kushte për normalizimin e marrëdhënieve. Por padyshim që ka shumë punë për të bërë. Kjo është diçka që është pjesë e kësaj administrate aktuale, por edhe asaj të radhës, sepse problemi nuk mund të zgjidhet menjëherë. Duhet të punohet shumë për të arritur statusin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, theksoi Hill, raporton Kosovo Online.

Ambasadori amerikan në Serbi shtoi se i dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka bërë shumë propozime pozitive për tema të shumta, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Këto janë gjëra që ai i ka nisur që në fillim dhe duhet të zbatohen. Më vonë, nëse të gjithë bëjnë atë që sugjeroi Lajçak, do të jemi në një vend më të mirë. Natyrisht, kemi humbur kohë për arsye të shumta, por duhet t’i rikthehemi punës”, deklaroi ai,

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews