E nis fuqishëm Kosova, Jashari i jep epërsinë dardanëve U deshën vetëm pesë minuta lojë në “Fadil Vokrri” që Kosova të kalojë në epërsi ndaj Lituanisë. Sulmuesi i krahut Muharrem Jashari realizoi në minutën e pestë të ndeshjes. Asistues i golit ishte qendërsulmuesi Vedat Muriqi.
Ka nisur ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë, sfidë kjo e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo ndeshke njëherësh shënon edhe fundin e rrugëtimit të Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve, derisa fitorja është synimi i vetëm, raporton KosovaPress.
Trajneri Franco Foda është detyruar të bëjë disa ndryshime në formacioni startues për shkak të disa mungesa thelbësore siç janë Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova. Madje, për dallim nga ndeshjet tjera, Foda ka ndryshuar edhe skemën e lojën nga 4-2-3-1 në 4-4-1-1.
Në krye të sulmit, Dardanët udhëhiqen nga Albion Rrahmani dhe Vedat Muriqi.