Hapen Lojërat Paralimpike “Kosova 2024”

Gjithsej tetë disiplina parasportive do të organizohen në Lojërat Parasportive të Kosovës 202,4 që do të zhvillohen sot dhe nesër në Vushtrri. Vrapimi me karrocë, basketbolli me karrocë, xhudo dhe disiplina të tjera do të demonstrohen për dy ditë me radhë.

Presidentja e Komitetit Paralompik të Kosovës, Njomza Emini, theksoi se qëllimi i këtyre lojërave është për të demonstruar barazinë ndërmjet kësaj kategorie të sportistëve me të gjithë sportistët tjerë në Kosovë.

jo shtoi se pjesëmarrja historike e Kosovës për herë të parë në Lojërat Paralimpike Parisi 2024 me atletin Grevist Bytyqi ishte dëshmi se edhe sportistët e kësaj kategorie mund të thyejnë çdo barrierë dhe të arrijnë suksese të mëdha në gara të niveleve të larta ndërkombëtare.

Ndërsa, drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Lastriot Jashari tha se ky institucion me mburrje vazhdon të përkrah aktivitetet e Komitetit Paralimpik, duke dhënë kështu mesazh se shoqëria duhet të bashkëndjejë me këtë kategori dhe se ata janë pjesë vitale e shoqërisë dhe të barabartë në secilën fushë.

Para nisjes së garave, u nënshkrua edhe marrëveshja ndërmjet Komitetit Paralimpik të Kosovës dhe KFOR-t për pranimin e donacionit të karrocës për paraatletikë e nënshkruar nga presidentja, Njomza Emini dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani.

Karroca e pranuar do t’u shërbejë paraatletëve për përgatitje për gara në shtigje më të gjata.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews