Ka përfunduar ndeshja Kosovë – Lituani me rezultat 1:0 për Dardanët.
“Dardanët” kanë arritur fitore me shumë vështirësi ndaj Lituanisë, kjo pasi në fund të pjesës së parë Muharrem Jashari u ndëshkua me të kuq.
Pikërisht Jashari ishte golashënuesi i vetëm i takimit, duke gjetur rrjetën e golit në minutën e pestë të ndeshjes.
Kosova më nuk pati rastë të mira shënimi në pjesën e dytë, teksa lituanezët arritën të godasin dy herë shtyllën.
Kjo ndeshje është mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.