Tahiri: Vetëm një Qeveri e re dhe një kryeministër si Bedri Hamza i jep drejtim të ri vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë partia e tij do të angazhohet që Kosova të ketë Qeveri të re në krye me Bedri Hamzën si kryeministër.

Kështu deklaroi Tahiri para gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, teksa bëri të ditur se të enjten do të mbahet seanca e parë për këtë sesion vjeshtor.

Derisa shtoi se prioritet i tyre gjatë këtij sesioni do të jetë edhe puna me komisione hetimore.

“Si Grup Parlamentar gjatë kësaj përudhe do të angazhohemi që ky proces të mbyllet dhe t’i mbarojmë punët që i ndihmojnë Kosovës. Komplet angazhimi ynë do të shkoje që vendit t’i jepet një Qeveri e re. Në këto kohë me përplasje me miqtë tanë që jemi, me bllokimin e vendit si këto tri vite e gjysmë është bërë shumë pak në mënyrë që të ecim si vendet e rajonit. Çka nuk është bërë për tri vite e gjysmë nuk mund të kërkojmë që të bëhet për këta muaj. Errësira goxha e ka kapluar këtë vend. Vetëm një Qeveri e re dhe një kryeministër i ri siç është Bedri Hamza i jep drejtim të ri vendit”, tha Tahiri/TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews