Nesër Samiti i Berlinit, nuk dihen qëndrimet e Kosovës për CEFTA-n

Të enjten nis procesi i Samitit të Berlinit,  i cili ka pasur  pritje që Manuel Sarrazini ta koordinojë procesin e CEFTA-s për  tregti të lirë në Ballkanin Perëndimor, një proces  shumë i rëndësishëm për Ballkanin dhe BE-në.

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Sarrazini,  ka bërë dy vizita pune në Kosovë për ta bindur Qeverinë që të ndërroi anë lidhur me   lejen për pranimin e mallrave të Serbisë në Kosovë,  që nisi bojkotin pas rrëmbimit të  policëve kufitarë  nga Serbia.

Procesi i Berlinit  synon  harmonizimin e  tregtisë në rajon me një proces liberal ku ekonomia e tregut të lirë, tejkalon barrierat politike , por deri më tani nuk është parë dritë në fund të tunelit.

Kosova në këtë nismë përfaqësohet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila ishte dashur të  përgatitet  për këtë proces me program shtetëror, çoftë edhe duke  treguar pse Kosova nuk dëshiron të merr pjesë në  Berlin.

Sarrazini ka  pasur pritje që Kosova ta ndryshojë qëndrimin lidhur me  masat  kundër mallrave të Serbisë , por nuk ka informacione qeveritare se  ka lëvizje pozitive në këtë proces.

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor ka spikatu se  në rast  të dështimit të Samitit të Berlinit për mos zbatimin e kushteve  nga Kosova për CEFTA-n, BE do ta mbështes projektin  “Ballkani i hapur”, por duke mos   pranuar Kosovën në këtë program.

Nëse kjo ndodh, Kosova do të izolohet ekonomikisht nga nismat rajonale , ose të përjashtohet.

Për ditë të tëra sa u shkrua për procesin e Berlinit , Qeveria Kurti nuk e ka folur asnjë fjalë  të vetme nëse do të merr pjesë atje me pranime të kushtëzimeve, apo to ta kundërshtoi  marrëveshjen duke e shikuar nga pozicioni jashtë loje.

Ka mundësi që për shkak të refuzimit të kushteve të CEFTA-s, Kosova të pësojë edhe sanksione tjera, edhe pse kjo nuk është thënë zyrtarisht nga askush, por logjika e të qenët  të Kosovës nën sanksione të BE-së, ta përforcojë bindjen e BE-së se Kosova nuk është e gatshme për bashkëpunim ndër rajonal.

Përveç problemeve me CEFTA-n, Kosova ka probleme edhe me heqjen e ligjit për punë nga Kalendari Legjislativ, për shkak se vetëm 2 në 10 gra janë  të punësuara dhe shumë prej tyre detyrohen të punojnë pa të drejta  të mbrojtjes dhe pa kushte themelore të punës.

Ligji për Punën është  shumë i rëndësishëm për  barazinë gjinore dhe përmirësimin e kushteve të punës në vend

Heqja e ligjit  për punë nga Kalendari Legjslativ, nuk shikohet me sy të mirë nga  organet e nismave rajonale./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews