Presidentja Vjosa Osmani ka takuar në Pragë të Çekisë ndihmëssekretarin e ShBA-ve, Alexander Kasanof.
Sipas një postimi Osmani shkruan se ata diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi, e rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon.
Ajo tha se me Kasnof kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend si për dialogun me Serbinë.
“Kënaqësi të takoj në Pragë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof. Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi. ”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.