Liverpooli ka marrë fitore të madhe ndaj West Ham United 5-1, për të kaluar tutje në Carabo Cup.
Pas 21 minutash, mysafirët arritën të kalojnë në epërsi me auto-golin e Jarrell Quansah.
Por, katër minuta më vonë, të drejtuarit e Arne Slot barazuan shifrat në 1-1 me anë të Diogo Jotas.
Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, derisa 45 minutat e dytë nisën fuqishëm për Reds.
Qysh në minutat e parë të pjesës së dytë, Jota shënoi edhe golin e dytë personal, për t’i dhuruar epërsinë Liverpoolit.
Mohamed Salah realizoi për 3-1 në minutën e 74-të, ndërsa West Ham mbeti me dhjetë lojtarë në fushë dy minuta më vonë, pasi Edson Alvarez pranoi edhe kartonin e dytë të vershë.
Fitoren e Liverpoolit e vulosi Cody Gakpo me dy gola, kur shënoi për 4-1 në minutën e 90-të, ndërsa tre minuta më vonë kompletoi dygolëshin e tij për 5-1.