Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka shkruar për vrasjen që ndodhi në qendër të atij qyteti, duke thënë se ky lajm ka qenë i papritur dhe i kobshëm.
Elezaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjen e dy personave që mbeten sonte të vrarë, përcjell Klankosova.tv.
“Me dhimbje e pikëllim të madh kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbetën të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë. Ky lajm i papritur e i kobshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve. Në emrin tim dhe të komunës së Klinës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin”, tha tutje Elezaj.