“Doracakët janë botuar në vitin 2023”, Bajrami reagon sërish: Keni prekë në familje – përgjegjësi duhet t’i kërkohet Nagavcit

Përplasjet rreth doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit, kanë vazhduar edhe sot.

Pas reagimit që zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi bëri ndaj deklaratave të ish-ministres Hykemete Bajrami, ka reaguar sërish kjo e fundit.

Zëvendësministri ka publikuar dy dokumente njërin të vitit 2016 kur edhe kishte filluar hartimi i këtyre doracakëve dhe atë të vitit 2020 kur ishte miratuar.

“Filloi në vitin 2016, në kohën kur ministër ishte Arsim Bajrami (PDK) dhe u pranua në kohën kur ministre ishte Hykmete Bajrami (LDK)”, ka shkruar Kelmendi.

E Bajrami reagoi duke thënë se turpi nuk lahet me shpifje.

“Keni prekë në familje. Turpi nuk lahet me shpifje. Përgjegjësi duhet t’i kërkohet Arbërie Nagavcit. Doracakët janë të botuar në vitin 2023. Kurrikula kërkon edukim seksual, por përmbajtja e doracakëve të Nagavcit flet për praktikim perverz”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së tutje ka shtuar se përgjegjësinë kryesore këtu e ka Albin Kurti, që ende e mban në pozitën e ministres, Arbërie Nagavcin.

“Keni prekë fëmijët, gjënë me të shtrenjtë që kemi, andaj shpifni se ju ka kapë panik, qytetarët nuk ju falin për këtë. Jeni shpifsa, manipulanta dhe të pamoralshëm”, ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews