Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Klinë pasditen e sotme, ku dy persona janë vrarë nga arma e zjarrit.
I dyshuari për vrasjen është arrestuar, por ende nuk dihen motivet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15 në sheshin “Mujë Krasniqi”, ku fillimisht u raportua për një të vrarë, ndërsa viktima tjetër vdiq pas disa orësh në spital.
Në vendin e ngjarjes janë pranishëm policia, ekipet mjekësore dhe prokurori, ndërsa ekipi i Mjekësisë Ligjore po kryen hetimet.