Arsenali ka kaluar në raundin tjetër të EFL Cup pasi arriti fitore të thellë 5:1 ndaj Bolton.
“Gunners” kaluan në epërsi pas vetëm 16 minutash lojë përmes Declan Rice.
Në minutën e 37-të, talenti 18 vjeçari Ethan Nëaneri realizoi pasi pranoi asistimin e Raheem Sterling. Me rezultatin 2:0 u mbyll edhe pjesë e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Rice shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin. Pas këtij goli, Bolton nuk u dorëzua dhe shënoi me anë të Collins.
Pas pak minutash, Sterling realizoi për 4:1, e që ishte goli i tij i parë me fanellën e Arsenalit.
Në minutën e 70-të, për Arsenalin debutoi qendërmbrojtësi 18 vjeçar nga Shqipëria, Maldin Kaçurri i cili u inkuadrua në vend të Calafiorit.
Për të përmbyllur serinë e golave për 5:1, u përkujdes Kai Havertz. Dhe me këtë fitore, Arsenali siguroi kalimin në raundin tjetër të EFL Cup.