Arsenali dhe Manchester City kanë barazuar 2:2 në kuadër të xhios së gjashtë në Premier League.
Pjesa e parë e takimit ishte tejtet dramatike nga të dyja skuadrat.
Ishin vendasit që kaluan në epërsi qysh në minutën e nëntë përmes Erling Haaland, pasi norvegjezi pranoi asistiin e Savinhos.
“Gunners” arritën të barazojnë shifrat pastaj në 1-1 në minutën e 22-të, pas një supergoli të Riccardo Calafiorit – i cili ishte edhe i parë për të me fanellën e Arsenalit.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, ishte mbrojtësi Gabriel pastaj që kaloi mysafirët në epërsi pasi shënoi gol me kokë.
Pak sekonda pa përfunduar pjesa e dytë, Leandro Trossard morri kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e tij me një futbollist më pak në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë.
Në 45 minutat e dyta, City u hodh në ofansivë me të gjitha forcat.
Nga gjitha rastet që krijuan, golin e barazimit e gjetën krejt në sekondat e fundit të ndeshjes.
Ishte John Stones i cili shënoi gol për t’i siguruar një pikë skuadrës së tij krejt në sekondat e fundit të ndeshjes.
Pas këtij takimi, City vazhdon kryesimin në renditjen tabelare me 13 pikë, derisa Arsenal gjendet në vendin e katërt me 11 pikë.