Kurti -Vuçiq, “lojë e njëjtë mashtruese me perëndimin”

Vazhdimisht ka pasur zëra se Kryeministri Kurti dhe  Presidenti i Serbisë Vuçiq po zhvillojnë  lojë mashtruese me perëndimin.

I pari  me politika populiste ka luhatur mendjen elektorale dhe ithtarët e tij se po e nënshtron veriun e Kosovës me praninë policore në katër komunat veriore, përfshirë hapjen e urës së Ibrit, derisa Vuçiq populizmin  institucional e zhvillon  duke instrumentalizuar serbët e veriut për obstruksion ndaj shtetit të Kosovës  me rritjen e nacionalizmit radikal serbë sikur   përmes aksionit  terrorist  të Banjskës më 24 shtator të vitit të kaluar.

“Është tepruar  me reagime sa  njoftuese për institucione ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, derisa KFOR ka mandat për të sigurur paqe për të gjithë, pra kuptohet  që Kurti  do sovranitet për vendin në atë pjesë të Kosovës por edhe BE dhe SHBA janë pro shtrirjes së këtij sovraniteti, por dallojnë në metodologji.

Bashkësia ndërkombëtare dëshiron që kjo të ndodhë me pajtueshmëri dhe pa probleme etnike  dhe tensione.

BE dhe SHBA nuk dëshirojnë konfrontime etnike në këtë pjesë të shtetit, sepse  ka shumë vatra të krizave të reja dhe luftëra për çka është problem shpërndarja e forcave të NATO-s që ta mbulojnë gjithë eskalimin në botë.

Defekti është se  Kurti ka vazhduar vet t’i kryej punët që duhet kryer bashkërisht, prandaj Reagimet e llojllojshme për aksionet e Kurtit në veri  janë të rrezikshme.

Kurti duhet të mësohet  të bëjë politikë  dhe kjo nuk arrihet pa i ndalur aksionet e kritikuara nga perëndimi”, ka thënë eksperti juridik dhe i sigurisë Blerim Burjani.

Publicisti Shkëlzen Maliqi në një emision për gazetën Nedelnik ka akuzuar politikat Kurti-Vuçiq për veprimet e njëjta mashtruese.

Por cili ishte digresioni i Maliqit për ngritjen e Albin Kurtit?

Ai thotë se Kurti erdhi në pushtet duke  akuzuar regjimin e Hashim Thaçit për vjedhje  dhe duke i pasur “ këmbët në një këpucë”, ka pranuar  idetë e perëndimit për nënshtrimin e shtetit të Kosovës.

Kurti e paraqet veten si politikan i panënshtruar ndaj perëndimit, ashtu sikur  portretizohet edhe Vuçiq me po të njëjtën lojë, prandaj politika e brendshme e Kurtit është katastrofike, e thotë Maliqi si njohësi më i mirë i rrethanave  politike Kosovë-Serbi.

Raportet ndërkombëtare dhe burimet e sigurisë  në Kosovë Kurtin dhe Vuçiqin i cilësojnë kryesisht si  bllokues të bisedimeve në Bruksel dhe si  dy njerëz që flasin dhe veprojnë ndryshe.

Në PDK  thonë se Kurti paraqet si sukses dështimin në veri, ndërsa Vuçiq likuidon pengesat si Oliver Ivanoviq  dhe shantazhin serbët lojalë  ndaj Prishtinës edhe duke u hedhur granata dore nëpër shtëpi dhe duke ua djegur veturat në parkingje.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka paraqitur vizionin  e saj më të moderuar  ndaj bashkësisë ndërkombëtare duke thënë  hapja e urës duhet të ndodh  në pajtueshmëri me SHBA-të.

Ajo e ka marrë si  meritë të veten se ura e Ibrit është hequr nga dialogu i Brukselit për shkak të kërkesave të saj./S.Krivaça

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews