Vuçiq nga Gjermania, i reagon Kurtit për heqjen e ndalesës së mallrave serbe

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar nga Gjermania se  heqja e pjesshme e bllokadës së mallrave të Serbisë në Kosovë është e pamjaftueshme për një përmirësim të dukshëm të depërtimit  tregtar nga Serbia në Kosovë, por si fillim  mund të përshëndetet.

Vuçiq e sheh me dyshime qëndrimin e Kurtit ndaj këtij debllokimi të mallrave serbe në Kosovë dhe ai thotë se Kurti, kushdi çka do të  shpik për ta  cenuar sërish lirinë e tregut  serb në drejtim të Kosovës në Merdarë.

“Kurti do të shpik skenarë të ndryshëm përmes  procesit të “kontrollit detaj” dhe ta  zgjat gjendjen e bllokadës edhe për 22 muaj të tjerë”.

Duke e goditur dhe ironizuar Kurtin, Vuçiq e ka quajtur Serbinë si  atdhe të industrisë perëndimore.

“Ai e di se  ndodhin gjërat sipas rregullave, sipas lirisë themelore të cilat i mbështet  BE në botën e civilizuar, e atëherë Serbia si atdheu  i ekonomisë së Ballkanit Perëndimor, mund të krijojë interesat e veta”, ka thënë mes  tjerash Vuçiq nga Hamburgu dhe ka shtuar, se s’ka besim në dëshirën e Prishtinës për zbatimin e  Marrëveshjes së Brukselit , ose të cilës do marrëveshje tjetër.

“Pres që në ditën e tretë ta ndalin dikend për diçka, dhe në ditën e katërt ta mbyllin gjithë kalimin, e në ditën e pestë të thonë se i kanë gjetur dy plumba të cilët i kanë vendosur  vetë dhe atëherë do të thonë se po e mbyllim në 11 muajtë e ardhshëm, deri të mos gjejnë skanerët trika të ngjashëm. Kjo nuk do të ndyshojë, për shkak se i njoh mirë”, siç tha Vuçiq i cili në Hamburg po merr pjesë në një konferencë ./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews