Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, thuhet se ka vdekur në moshën 69-vjeçare.
Sipas një raporti të TMZ, Nelson vdiq të hënën, më 2 dhjetor, pas një diagnoze të kancerit të përparuar të mushkërive. Lajmi për sëmundjen e saj u raportua për herë të parë nga media të shumta në shtator.
Përfaqësuesit e Eminem nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së PEOPLE për koment.
Eminem, 52 vjeç dhe Nelson kishin një marrëdhënie të vështirë gjatë gjithë jetës së saj, por ajo e mbështeti djalin e saj nga larg vitet e fundit. Kur ai u fut në ‘Hall of Fame’ të Rock and Roll-it në vitin 2022, ajo e uroi atë në internet.
“Marshall, dua të them, nuk mund ta lija këtë ditë të kalonte pa të uruar për hyrjen në ‘Hall of Fame’”, tha ajo në një video që është fshirë.
“Të dua shumë. E dija se do të arrije atje. Ka qenë një udhëtim i gjatë,” shtoi Nelson në atë kohë. “Jam shumë, shumë krenare për ty.”
Babai i ndjerë i Eminem-it, Marshall Bruce Mathers Jr., vdiq në vitin 2019 në moshën 67-vjeçare.