Vranësirat e ulëta do të dominojnë mbi vend gjatë ditës së mërkurë. Herët në mëngjes aty këtu mund të ketë riga lokale shiu, e zonave malore duke shkuar nga mbrëmja mund të priten kushte për reshje të dobëta dëbore.
Temperaturat minimale zbresin në 2C e 3C, e ato maksimale shkojnë deri në 4C e 7C. Frynë erë e lehtë verilindore 2-5m/s, njofton Prishtina Weather.
Të reshura shiu përfshinë vendin ditën e enjtë, që me rënie të temperaturës nga mbrëmja mund përzien me borë, derisa në vise malore do të ketë reshje më të vazhdueshme bore.
Kryesisht vranët mbetet të premtën, megjithëse do të ketë një rritje të temepraturës deri në 7C e 8C. Të reshura kalimtare shiu parashihen të shutnën në mëngjes, ndërkohë që temperatura zbret në 5C. Të dielen pasdite dhe mbrëmje sërish priten të reshura shiu, me maksimale prej 8C. Minimalet gjatë kësaj periudhe zbresin kryesisht në 1C e 2C.