Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se gruaja ka deklaruar që ndihet e rrezikuar ndaj djalit, ndërsa djali është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Viktima nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa ka deklaruar se ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.