Policia e Kosovës, përmes raportit ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, kanë ndodhur shtatë raste të dhunës në familje.
Një rast dhune ka ndodhur në Fushë Kosovë, dy raste në Prishtinë, dy raste në Pejë, një në Deçan dhe një në Gjakovë.
Ndërsa, janë arrestuar 4 persona dhe një person ndodhet në arrati.