Kryeministri i Kosovës ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit që kishte vazhduar edhe në Ohër të Maqedonisë Veriore si një marrëveshje prej 11 pikësh ku Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Joseph Borrel, në fund të procesit të pranuar tha :
“Kam kënaqësinë të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”
Marrëveshja në shtegun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e njohur joformalisht si Marrëveshja e Ohrit, është një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE që synon normalizimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më 27 shkurt 2023, ajo u pranua gojarisht nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Viçiq dhe u dakord për planin e zbatimit më 18 Mars 2023 me aneksin e Marrëveshjes së Ohrit.
Çka kishte thënë Albin Kurti lidhur me pranimin e Marrëveshjes së Brukselit?
Pas pranimit me gojë të marrëveshjes Kurti ishte prononcuar duke thënë:
“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara. Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak”, kishte thënë Kryeministri Kurti.
Njëra prej pikave të marrëveshjes që është pika e 7, veç është jetësuar në praktikë dhe ajo ka të bëjë me statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ku thuhet:
“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.
Shmangia nga formimi i Asociacionit për shkak të fushatës elektorale
Populli i Kosovës dhe besohet as institucionet qendrore e lokale, nuk e duan themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Përtej kësaj dëshire për të mos e bërë asociacionin, kërkohet më shumë sinqeritet dhe do të ishte në rregull nëse ajo që po thotë sot Kurti “ekzekutivi i vendit nuk formon Asociacion, por këtë e bëjnë komunat…”
“Unë nuk mund të bëjë asociacion të komunave në Republikë. I takon komunave ta bëjnë asociacionin. E kemi lirinë e asocimit në Kushtetutë, por edhe Ligjin për vetëqeverisje lokale. Aty thuhet shumë qartë në dy nene se si bëhet asocimi i komunave”, thotë Kurti.
Kurti tha se Serbia flet për marrëveshjet e vjetra që janë bërë nga paraardhësit e tij, derisa nuk zbaton marrëveshjen e fundit për normalizim.
“Ne kemi një marrëveshje në Bruksel. Marrëveshja është bazike për njohje reciproke, së paku de facto dhe ajo duhet të zbatohet. Por Serbia flet për marrëveshjet e vjetra që janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Unë nuk i mohoj marrëveshjet që i kanë bërë paraardhësit e mijë, por jo që ato të vendosen si qerrja para kalit”.
Kryeministri thotë se nuk është marrëveshja bazikë tryezë suedeze ku Serbia mund të marrë çfarë dëshiron e të hudhësh të tjerat.
Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, përfshijnë një spektër letrash dhe logjikash që përbëjnë një dallim dhe është thënë me mijëra here nga ekspertët juridik deri te Enver Hasani se ku qëndron dallimi nga Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 që përkufizonin formim asociacioni me njohje recirpoke me Serbinë, derisa Marrëveshja e Kurtit nga Brukseli ashtu siç u tha nga Borrell e Lajçak përkufizon Marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh Kosovë -Serbi pa asnjë obligim njohjeje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia./Telegram News