Kurti takon kongresistin Crow, flasin për diasporën dhe e fton atë ta vizitojë Kosovën

Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua me kongresistin amerikan, Jason Crow.

Në njoftim thuhet se Kurti e njoftoi kongresistin me vizitën më të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe takimet produktive e të frytshme të mbajtura atje.

Kryeministri e falënderoi kongresistin për përkrahjen e vazhdueshme dhe advokimin e zëshëm të tij për Kosovën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Bashkëbiseduan edhe rreth rolit të diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një urë e fuqishme lidhëse mes dy shteteve tona, por edhe si kontribuuese e rëndësishme në jetën shoqërore amerikane”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews