Kurti: Mimoza Kusari-Lila s’është në VV

I pari i VV-së, Albin Kurti ka filluar tërheqjen, përkatësisht distancimin gradual nga Mimoza Kusari-Lila.

Në deklaratën e sotme ku tentoi të arsyetohej pas skandalit ku udhëheqësja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila u dëgjua të flasë me kriminelin Milan Radoiçiq, Kurti ka potencuar faktin që ajo s’është në VV, përcjell Paparaci.

Një tjetër lëvizje e kryeministrit kjo, që po synon hedhjen hi në sy te militantët.

Kjo u pa edhe gjatë paraqitjes para gazetarëve, ku u tregua goxha paradoksal. Fillimisht pohoi që nuk e ka parë videon, ndërkaq pak çaste më pas shtoi se e njëjta ishte e prerë.

“Unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së, për këso gjërash ka komisione brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e ka Vetëvendosje kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar dikush”, përfundoi ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews