Krivaqa: Mëngjeset me Marigonën i kemi nisë me tableta dhe marihuanë, kemi vazhdu me kokainë e alkool

I akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit në fjalën e tij para trupit gjykues ka thënë se e ndjera dhe ai kanë qenë përdorues të substancave narkotike, raporton Telegramnews.com.

Madje sipas Krivaqës, ata nisnin mëngjeset e tyre duke konsumuar marihuanë dhe tableta për të vazhduar më pas siç tha ai, me kokainë dhe alkool.

Derisa theksoi se marrëdhëniet me të ndjerën ishin shumë të mira, dhe se sipas tij, nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale me dhunë.

“Kemi përdorë bashkë substance narkotike, kemi qenë të varur nga droga të dytë prej ditës së parë. E ndjera ka qenë përdoruese e drogës edhe para se me u taku me mu. Unë dhe Marigona kemi përdorë shumë lloje të drogave, po i ceki disa që më kujtohen  si, kokainë, eklstazi, marihuanë, hashash dhe medikamente qetësuese. Po ashtu kemi qenë përdorues të alkoolit,i kemi përzi gjithherë drogë dhe alkool. Zakonisht mëngjesin e kemi fillu me tableta dhe marihuanë, pastaj kemi vazhdu me kokainë ose ektazi. Unë siç e ceka më herët nuk kam pasë marrëdhënie përveç të premten pasdite dhe nuk ka ndodhë asnjëherë me pas marrëdhënie seksuale me dhunë. Raportet i kemi pasë shumë të mira, jemi dashtë mes vete”, tha Krivaqa në seancën gjyqësore.

Me datë 21 gusht, 2021 kur edhe ka ndodhë vrasja e Marigonës, i akuzuari tha se kanë përdorë subtanca narkotike.

E sipas tij, konflikti mes tyre kishte nisur pikërisht për shkak të substancave narkotike pasi Krivaqa akuzon të ndjerën se kishte hargjuar sasinë e narkotikëve të cilën Krivaqa e kishte për shitje.

“Me datë 21 gusht kemi përdorë substance narkotik, trodon, marihuanë ekstazi kokain dhe kemi përzi me alkool. E kemi dashtë njëri tjterin, Unë jam marrë me shitblerje të narkotikëve sa për konsum tonin, te shpija i kom pas 50 gram kokainë. Më ka mungu shumica e drogës kokainës dhe ky ka qenë debati me të ndjeren, pastaj kam kërku prej të ndjerës që ta ndaloj drogën të mos e konsumoj. Kemi mendu me për me kriju familje, jemi rreh mes veti pastaj jemi pajtu”, tha tutje Krivaqa.

Derisa sa i përket akuzave për rrahje me shkop e thyerje të gjymtyrëve, Krivaqa tha se këto akuza nuk qëndrojnë pasi siç tha ai, lëndimet e të ndjerësishin shkaktuar si pasojë e rrëzimit nga shkallët gjatë kohës kur Krivaqa po e dërgonte në spital.

“Përleshja ka ndodhë, siç e ceka në fillim të mëngjesit të shtunën pastaj të nesërmen ju ka keqësu gjendja të ndjeres. Kur e kom pas që është në gjendje ekstreme nuk kam mujt me vërejtë se edhe vet kam qenë nën ndikm të narkotikëve, e kam marrë dhe e kam dërgu në spital. Kam qenë në panik i stresum, s’jom kanë vetvetja. Nuk e kam rrahë, me 22 gusht të dielën asnjëherë nuk kam përdor shkop. Vetëm me dorë e kam goditë tri ose katër shuplaka, lëndimet kanë ardhë si pasojë e rrëzimit nga shkallët prej katit të pestë kur kemi shku deri të spitali”, tha tutje ai./Telegramnews.com

Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Marigona Osmanit

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews