Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Marigona Osmanit

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit.

Seanca po mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku gazetarja e Telegramnews.com po raporton nga vendi i ngjarjes.

Sipas saj, të pranishëm në sallë janë edhe familjarët e viktimës të cilët siç tha ajo, kanë hedhur akuza ndaj palës mbrojtëse, derisa ka intervenuar edhe Policia e Kosovës për ta qetësuar situatën.

Në sallë kanë arritur edhe dy të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Kurse sipas gazetares, babai i viktimës, Marigona Osmanit tashmë e ka lëshuar sallën.

Ndryshe, Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale./Telegramnews.com./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews