Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përmbyllur pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ai në “X” ka shkruar se para kthimit në Bruksel, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Derisa tha se i vlerëson idetë dhe rekomandimet e presidentes për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit.Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, tha Lajçak
And it’s a wrap for #UNGA this year! Before heading back to Brussels, I met with Kosovo’s President @VjosaOsmaniPRKS to discuss the state of play in the normalisation process. Appreciated her thoughts and recommendations how to implement the Ohrid Agreement. pic.twitter.com/NDDToSf4vW
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2024